E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Hamilton regjistron pole position-in e dyte per kete sezon

Luis Hemilton ka regjistruar “pole position” e dytë sezonale me makinën e tij MekLaren në Çmimin e Madh të Malajzisë, ndërsa skuadra britanike u shfaq më e shpejta në pistë, pasi në garën e së dielës do të ketë dy njëvendëshe në vijën e parë të nisjes.
Hamilton e ndaloi kronometrin në kohën një minutë, 36 sekonda e 219 të mijtat në sesionin e tretë të provave zyrtare, ndërsa përkrah tij do të jetë shoku i skuadrës, fitues në garën e parë në Melburn, Xhenson Baton, i cili ishte 149 të mijtat më i ngadaltë.
Kampioni i botës në vitin 2008 konfirmoi se MakLareni e ka nisur mjaft mirë këtë botëror, duke e vendosur kohën më të shpejtë prej fillimit të raundit të fundit kualifikues, ndërsa rivalët e tij nuk arritën të ishin më të shpejtë. Kjo është hera e parë prej vitit 2009 që Hemilton regjistron “pole position”-in e dytë radhazi, ndërsa MekLaren arrin që për herë të parë prej 2007-ës të pozicionojë pilotët në dy vendet e para në dy gara radhazi.
Mikael Shumaker do të niset nga vendin i tretë me Mercedes, ndërsa vija e dytë e nisjes kompletohet nga Mark Veber me makinën Red Bull. Piloti tjetër i skuadrës kampione të botës në fuqi, Sebastian Fetel I mbylli provat zyrtare në vendin e gjashtë, megjithatë gjermani u favorizua nga penalizimi I Kimi Raikonen me Lotus, që ka humbur pesë vende në start, për shkak se ndryshoi paketën e marsheve gjatë fundjavës.
Kjo bën që edhe kampioni i botës, Fetel, me Red Bullin tjetër të ketë shanse reale për të triumfuar në cirkuitin e Sepangut. Ajo që ka zhgënjyer sërish është Ferrari. Fernando Alonso nuk ka shkuar më tepër se vendi i tetë në provat kualifikuese, pas Niko Rosberg me Mercedes, ndërsa paraqitja e Felipe Masës ka qenë edhe më e dobët, me brazilianin që do të niset I 12-ti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›