E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Stoner dominon ne Jerez

Kejsi Stoner ishte më i shpejti në pistën e Jerezit në Spanjë, në testet dy ditore që skuadrat e MotoGP-së po zhvillojnë përpara nisjes drejt Katarit, për garën e parë sezonale të Botërorit 2012.
Kampioni i vitit 2011 me Honda ka dominuar provat e zhvilluara përpara startit të kampionatit, ndërsa ai i mbylli testet me 273 të mijtat e sekondit përpara kampionit të botës së vitit 2010, Horge Lorenco.
Shoku i skuadrës së Stoner te Honda, Dani Pedroza u rendit I treti, ndërsa amerikani Ben Spies me Jamaha u pozicionua i katërti. Ky klasifikim tregoi qartë dominimin e Hondas, por edhe faktin se Jamaha do të jetë konkurrente, me Lorencon e Spies.
Britaniku Kal Crutçlov regjistroi një vend të pestë mbresëlënës me Jamahan e tij “Tech 3”, ndërsa Niki Hejden në vendin e gjashtë, ishte më i shpejti nga pilotët e Dukatit. Shoku I tij i skuadrës, nëntë herë kampioni i botës, Valentino Rosi, ka vazhduar paraqitjet e dobta në këtë periudhë përgatitjesh për vitin 2012, duke I mbyllur testet vetëm në vendin e nëntë.
Përpara tij u klasifikuan edhe Alvaro Bautista dhe Andrea Doviciozo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›