E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e pare, një garë katërshe: Bylis, Lushnja, Apolonia e Laçi

Në fund të fundit duket një klasifikim I drejtë. Mund të kenë ndodhur nga të gjitha, klubet mund të jenë ankuar për ngjarje në kufinjtë e imagjinatës njerëzore: nga blerjet e lojtarëve e të gjyqtarëve, nga dhuna e tifozëve, lojtarëve, trajnerëve apo shefave të klubit deri te gola që janë quajtur të vlefshëm edhe kur topi hyn nga rrjeta e jashtme. Por askush nuk mund të thotë se Bylis, Lushnja, Apolonia dhe Laci nuk kanë qenë ekipet më të mira të fazës së parë në kategorinë e parë. Gjithkush do të kishte vënë bast për to, në fillim të sezonit dhe po ashtu do të vinin edhe për përfundimin e tij. Me vetëm katër pikë diferencë në klasikim, këto katër ekipe janë sigurisht më të kuoturat për dy vendet e para që të ]ojnë direct në Kategorinë Superiore, por edhe për dy ekipet e tjera që do të luajnë play-off me vendin e 9-të dhe të 10-të të kësaj të fundit. Dicka mund të pritet edhe nga Burreli, Turbina apo Ada, por katër pikë më pak në këtë fazë të sezonit, nuk janë sigurisht pak. Aq më tepër që qëndrueshmëria në rezultate, nuk ka qenë virtyti I tyre.
Rivalitet- Sigurisht që është shumë e vështirë të thuash, që kjo fazë e parë ka qenë cilësore. Ky term I rri shumë ngushtë shfaqjeve të përmendura më lart, por gjithsesi në një kampionat ku marrin pjesë qytete si Gjirokastra, Lushnja, Fieri, Berati, Laci etj, e pakta nuk mund të mungojë interesi. Fakti që nuk ka shkëputje të mëdha në renditje dhe as diferenca të tilla në cdo pjesë të tabelës së klasifikimit, do të thotë që, në mënyrën e vet, është një kampionat I luftuar. Në këto rrethana është e vështirë të gjesh skuadra që kanë qenë një surprizë: Ada, mbetet kështu e vetmja, ashtu sic është Luftëtari një dështim I vërtetë. Velipojakët, janë gjithashtu një model që në këto nivele nuk mund të mos merret për bazë. Ajo është e formuar nga lojtarë të rinj, kryesisht të ardhur nga moshat e Vllaznisë së Shkodrës, të cilët kanë arritur të marrin rezultate positive, në fusha nga më të vështirat jo vetëm për cilësinë e kundërshtarit por edhe për presionet e tij.
Kriza- Probleme jo vetëm në fushën e lojës, në faktin që shumë ekipe janë ndjerë të dhunuara në fushën e kundërshtarit, ashtu sic një javë më vonë, tashmë në fushën e vet, është ndjerë edhe rivali I saj I rradhës. Probleme sidomos në portofolin e klubeve. Disa ekipe, madje edhe me traditë, si Tomori paguhen me shuma qesharake, ndonjë klub tjetër me sponsor, ka pasur probleme me korrektësinë qoftë edhe me zbatimin e kontratës me lojtarët. Ndonjë ekip tjetër si Erzeni, nuk është paguar përfare. Në fund të fundit, janë problemet e zakonshme të klubeve shqiptare. Që nuk mund të mos përkthehen në fushë…

Notat e fazës 1
Bylis 8
Ka ecur mirë në fushën e vet, por shpesh në transfertë nuk është imponuar. Për më tepër është akuzuar sistematikisht për pandershmëri

Lushnja 7.5
Disa ulje-ngritje shqetësuese, por me një forcing të momentit të fundit ka arritur të jetë në valle. Më e pakta, për grupin që ka….

Apolonia 7.5
Do të kishte qenë një 9 po të mos kishin qenë katër ndeshjet e fundit. Në fillim dukej se nuk do të kishte rivalë, brenda apo jashtë fushe…

Laci 7.5
Fitorja e fundit në Fier vlen një notë më shumë. Për pjesën e parë të sezonit, nuk ka bindur aq sa trajneri Daiu, e pësoi.

Ada 8
Përgjithësisht janë lojtarë të rinj të ardhur nga Velipoja apo nga ekipet zinxhir të Vllaznisë. Një shembull se si mund të jesh I suksesshëm edhe me pak shpenzime.

Burreli 6.5
Ka alternuar paraqitje të mira jashtë fushe me të tilla mediocre përpara tifozëve të vet. Në fund, vështirë të pretendojë më shumë.

Turbina 6
Duhet të kishte qenë më lart, por përplasja e pakuptimtë mes Bashkisë e presidentit, ka sjellë problemet e ndeshjeve të fundit.

Pogradeci 7
Një gjysmë note më shumë, pasi për fushën e saj s'është ankuar askush. Ka dhënë edhe shenja jete në transfertë…

Bilisht Sport 6
Një gjysëm note më pak për problemet që ka arritur t'I krijojë pa shkak vetes. Në planin sportiv ka pasur shumë ulje-ngritje.

Sopoti 5.5
Një ekip I prerë për mesin e artë, por deri në gjysmën e sezonit ka disa pikë më pak se c'duhet. Shkaku: problemet brenda klubit.

Naftëtari 6
Nuk ka staturën për të pretenduar dhe është mjaftuar duke fituar ndeshjet Brenda. Në shumë raste sipas motivimit "me të gjitha mënyrat"…

Dajti 6
Vjen nga Kategoria e Dytë dhe është përshtatur mjaftueshëm për të parën. Por sërish pa forcën e nevojshme në trasnfertë.

Skrapari 5
Është skuadra e tretë e mbërritur nga Kategoria e dytë. Ka pasur grupin për të qenë më lart se vendi I 13-të në renditje.

Luftëtari 4
Një skuadër që vjen nga Superiorja nuk mund të luftojë për të mbetur në kategorinë e parë. Kjo I thotë të gjitha.

Erzeni 4
Nota është kryesisht për financat. Lojtarët kanë luajtur në kushtet e mungesës së tyre të plotë këtë fazë.

Gramshi 4
Nëse nuk do të ishte për një zgjim të vonshëm në muajin dhjetor, do të kishte qenë një kandidate kryesore për të dytën.

Tomori 4
Nëse do të ishte për vullnetin e një grupi të rinjsh për të mbrojtur ngjyrat beratase, do të ishte një 8. Por të rinjtë s'mjaftojnë.

Tepelena 2
Jo vetëm sepse ka pesë pikë më pak se vendi I parafundit. Kryesisht sepse në fushën e saj është kontestuar sistematikisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›