"F.1 mund të jetojë pa Ferrarin"
Maks Moslei i përgjigjet flakë për flakë Luka Montezemolos. Presidenti i FIA-s, që tashmë ka miratuar një tavan shpenzimesh për Formula 1 të 2010, duke lënë të pakënaqur mbi të gjitha Ferrarin, ka replikuar me presidentin e "Cavallino"-s. /////Ky i fundit i kritikoi ashpër vendimet dhe nuk nguroi ta quante një kampionat "të padrejtë dhe ndoshta parcial". "Unë shpresoja, i ka shkruar Moslei Montezemolos, se Ferrari do të ishte në krye të atyre, që do ta pranonin mekanizmin e tavanit të shpenzimeve, gjë që do t‘u jepte mundësinë aksionerëve të tij të kursenin para".
Moslei, në veçanti ka dashur të rikujtojë kontekstin ekonomik ndërkombëtar, në bazë të të cilit u vendos kjo zgjidhje: "Jemi në një situatë të paprecedentë, shkruante ai. Industria e makinave dhe financa janë dy burimet kryesore të Formula 1. Të dyja janë tashmë në vështirësi serioze. Nuk mund të ulemi e të presim, duke shpresuar të mos ndodhë asgjë e keqe. Një konstruktor (Hondën) e humbëm dhe me gjithë kërkesat e mia të vazhdueshme, asnjë konstruktor nuk mori masa".
"Niveli aktual i shpenzimeve, ka vazhduar Mosli, është shkatërrues, mund të humbasim konstruktorë të tjerë në çdo moment. Për të reduktuar rrezikun e një kolapsi në Formula 1, duhet të ftojmë skuadra të tjera të hyjnë në F.1 dhe të reduktojmë kostot në mënyrë drastike. Është një çështje urgjente". Montezemolo ishte ankuar për vënien e tavanit të shpenzimeve "principale për vështirësitë teknike. Kjo, sipas tij, po e zbehte imazhin e Formula 1 dhe mund të dëmtonte seriozisht skuadrat e përfshira në të".
Mbrëmjen e së premtes Ferrari theksoi pozicionin e tij mbi argumentin: "Në të mirë të së ardhmes së Formula 1, Ferrari thekson impenjimin e tij të fortë dhe sensin e përgjegjësisë për të ruajtur vlerat e këtij sporti, aq më tepër të shtëpisë së Maranellos, skuadrës së vetme, që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet nga kampionati i 1950 deri më sot. Ferrari është i bindur se, duhet të ruajmë ritmin e avancimit dhe të kompetivitetit teknologjik e sportiv mes konkurrentëve. Ne kemi qenë pro uljes graduale të kostove në 2-3. Kjo mënyrë do t‘u lejonte protagonistëve aktualë të qëndrojnë në këtë kompeticion dhe të favorizojnë hyrjen e skuadrave të reja".
Në një intervistë për "Financial Times", Moslei u shpreh dje se "sporti mund të mbijetojë pa Ferrarin, edhe pse do të ishte shumë e trishtueshme. Nëse një skuadër shkon te drejtuesit e saj dhe thotë ‘dua të luftoj FIA-n, sepse dua të shpenzoj 100 milionë sterlina më shumë se sa FIA dëshiron‘, besoj dhe shpresoj, se drejtuesit do t‘i thoshin ‘pse nuk mund të shpenzoni 40 milionë sterlina, aq sa skuadrat e tjera?‘". "Tavani i përcaktuar është i panegociueshëm, thekson Moslei. Pranohen diskutime për ta ngritur apo për ta ulur në 2011".
"Mea culpa"
MekLaren-Mercedes është falur nga FIA, pasi bëri "mea culpa" në lidhje me "gënjeshtrat" në rastin e parakalimit Trulit ndaj Hemilton në Melburn. Motivacioni u bë i ditur dy ditë pas sentencës, me të cilin Këshilli Botëror dënoi skuadrën me kusht. Nga gjykatësit është vlerësuar fakti i pranimit të fajit nga kreu i skuadrës, Martin Uajtmarsh.