Lipi: Milani e Juventusi, është vonë për titullin...
Nga faqet e "Gazzetta dello Sport", trajneri i Kombëtares italiane, Marçelo Lipi, flet për Serinë A, që është bërë disi më e ndezur në këto javë të fundit. Milani është më pranë Interit kryesues: "Kuqezinjtë, me serinë e bukur të fitoreve, po tregojnë se gëzojnë një gjendje psikologjike e fizike shumë të mirë dhe prandaj, deri sa matematika ua lejon, duhet të provojnë, ashtu sikurse edhe Juventusi. Por besoj se tashmë është shumë vonë për të ushqyer ëndrrat për titull...". Një opinion mbi Murinjon? Është një figurë pozitive si njeri ashtu edhe si trajner, sepse di të krijojë një raport të mirë me lojtarët në dhomat e zhveshjes".