E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazorla frenon Realin

Seria e frikshme e fitoreve radhazi të Realit të Madridit përfundon në kuotën 11. Malaga ka qenë në një farë mënyrë kundërshtari fatsjellës I madrilenëve: ata nuk kanë fituar asnjëherë në “Santiago Bernabeu”, por barazimi 1-1 në sfidën e javës së 27-të natyrshëm që nuk i pëlqen Zhoze Murinjos.
Kjo për disa arsye. Së pari sepse yjet e Realit kanë shpërdoruar shumë raste. Pas golit të Benzema në të 35-tën, vetë sulmuesi francez, Kristiano Ronaldo, por edhe Kalejon kanë pasur disa mundësi të mbyllnin çdo diskutim.
Golat e falur prej tyre e kanë ndëshkuar Realin, që pësoi rrjetën e barazimit në minutën e dytë shtesë të takimit, nga goditja e vetme në portë që andaluzianët realizuan në fraksionin e dytë të lojës.
Gjithashtu, kjo disfatë ngadalëson marshin e “merengues” drejt titullit kampion, edhe sepse tashmë diferenca e Realit me Barcelonën ndjekëse është ngushtuar në 8 pikë.
Një tjetër sinjal jo I mirë, ishte edhe fakti që madrilenët nuk kanë shkëlqyer si gjithmonë me lojë dhe të paktën për një mbrëmje treguan anën e tyre njerëzore dhe tashmë kthehen me këmbë në tokë.
Avantazhi i Realit në kreun e La Ligas mbetet gjithsesi I rëndësishëm, ndërsa sfida në distancë me Barçën vazhdon në javën e ardhshme, ku skuadra e Murinjos do të luajë në fushën e Vijarealit, ndërsa katalanët presin në shtëpi Granadën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›