Juve barazon Kapelon

Juventusi i “mahnitës” në Firence ka barazuar skuadrës e sezonit 2005-2006 të Fabio Kapelos. Tani, si gjashtë vite më parë, bardhezinjtë kanë regjistruar një seri pozitive prej 28 ndeshjesh pa pësuar humbje. Në atë periudhë, “Zonja e Vjetër” mbeti e pamposhtur nga java e 11-të e Serisë A deri në të 38-ën, ndërsa në këtë kampionat ata nuk e njohin humbjen që prej javës së parë.
Një rekord prej të cilit skuadra e drejtuar nga Antonio Konte shpreson. Megjithatë, tekniku është I pari që nënvijëzon diferencën e madhe që ekziston ndërmjet kontingjentit të Juventusit të atëhershëm me atë të ditëve të sotme. Por, është pikërisht ky fakt që e bën edhe më të jashtëzakonshme ecurinë e tanishme.
Natyrshëm bëhen edhe krahasime të dy skuadrave bardhazi. Në edicionin 2005-2006 luanin emra të kalibrit të Bufon, Vieira, Emerson, Ibrahimoviç, Del Piero, Nedved, Kamoranezi, Trezege, Mutu, Turam e Kanavaro, por edhe Pesoto, Zambrota, Xebina, Abiati, Olivera e Zalajeta.
Tani nga skuadra e atëhershme kanë mbetur vetëm dy idhujt Bufon e Del Piero, të cilëve u shtohen Kielini, Markizio e Krishito, që në atë periudhë cilësoheshin lojtarë me të ardhme. Duke përjashtuar Pirlon, lojtarët e tjerë janë të nivelit mbi mesatar, por jo yje.
Me pak fjalë, diferenca është e madhe, por kjo tregon sesi Konte ka të drejtë kur flet për “punë të jashtëzakonshme”. Gjithsesi, rezultatet mund ti japin të drejtë Juventusit të sotëm, që mund të bëjë më mirë se ekipi I Kapelos. Është e vërtetë që gjashtë vjet më parë bardhezinjtë fituan titullin, që më pas iu hoq, por skuadra e sotme, përveç kampionatit ka shanse reale të fitojë edhe Kupën e Italisë.