E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA: “Meklaren, ose kualfikim në Euro 2008, ose largohu”

Trajneri i Anglisë, Stiv Meklaren do të shkarkohet nga posti i tij nëse nuk arrin të kualifikojë skuadrën për "Euro 2008". Ka qenë ky kushti që drejtuesit e lartë të futbollit i kanë vendosur teknikut në një mbledhje urgjente të së shtunës pas humbjes në miqësoren me Spanjën. Sipas të përditshmes angleze "The Express" krerët e federatës janë irrituar me rezulatet e arritura deri tani nga ish-trajneri i Midëllsbrout, ku kombëtarja e "Tre luanëve" rrezikon seriozisht dhe vendin e dytë në grupin E pas dy dështimesh me Maqedoninë dhe Kroacinë në eliminatoret e "Euro 2008". "Ne nuk do të shtypim butonin e panikut, por do t'i japim Stiv edhe një mundësi tjetër. Ajo që Meklaren duhet të bëjë është që kombëtarja jonë duhet të kualifikohet në kampionatin e ardhshëm evropian", deklaroi një nga drejtuesit e federatës. Ndërkohë një burim tjetër shton: "Nuk do të ketë shans të dytë. Ne do të nisim tratativat për të gjetur një trajner tjetër nëse Anglia nuk kualifikohet". Gjithashtu "The Express" shkruan se e ardhmja e tij do të përcaktohet pas ndeshjeve me Izraelin në 24 mars në Tel Aviv dhe Andorës. Aktualisht Anglia ndodhet në vendin e tretë në grup, 3 pikë nga Kroacia dhe 1 nga Rusia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›