E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj, dy gola magjikë për ditëlindjen e 22-të

Albania-sport- Dy gola spektakolarë të Emiljano Veliaj (44' dhe 60'), një gol i jashtëzakonshëm i debutuesit Robert Grizha (42') dhe një gol i anuluar i shqiptarit nga Maqedonia, Arben Nuhiu (2'). Kjo është Besa e re e presidentit Xhat Bizhdili dhe teknikut Vasil Bici, në fitoren spektakolare 3-0 me Flamurtarin, në takimin e vlefshëm për javën e 19 të Kategorisë Superiore, qe jo vetëm regjistroi fitoren e dytë rresht të kavajsëve në kampionat (pas asaj me Luftëtarin 3-1), por dhe të dytën në përballjet direkte me Flamurtari, pas asaj të fazës së parë (1-2) të zhvilluar në fushën asnjanjësë "Adush Muca" në Ballsh. Një fitore e pastër me tre gola, që e cuan në 140 numrin e tyre të shënuar nga të gjitha formacionet historike të Besës në 113 përballejet me kundërshtarët nga Vlora. Besa me fitoren ndaj vlonjatëve realizoi "tripikëshin" e tretë në shtëpi, teksa u shkëput 3 pikë nga Flamurtari e Luftëtari (në kuotën e 22 pikëve), dy nga rivalet e mëdha te kavajsve për mbijetësë në Kategorinë Superiore.
Skuadra e Besës e kërkoi me insistim golin e parë, por finalizimi i blerjes më të rëndësishme gjatë merkatos dimërore, shqiptarin nga Maqedonia, i cili ishte protagonist i një goli qysh në minutën e 2-të të takimit, por të anuluar nga gjyqtari Tanush Latifi.
Besa rriti volumin e lojës, ndërkohë që miqtë nga Vlora u mbrojtën me kujdes për 40 minuta, deri momentin fatal, kur ish-futbollisti gjigand i Partizanit, lezhjani Robert Grizha shfrytëzoi në mënyrë perfekte një harkim të precizionit të lartëe të Piko Malek Binogolm, duke goditur fuqishëm me kokë nga një distancë prej 18 metrash. Flamurtari i Vasil Rucit shokohet dhe pas panikut të golit të pësuar vetëm 3 minuta para mbylljes së 45 minutave të para, pësoi golin e dytë në minutën e 44. Bingol dha një tjetër asist të cmuar, ndërsa beratasi Emiljano Veliaj iu përgjigj me një ekzekutim perfekt me të majtën. Me dy gola "deficit", Vasil Ruci paralajmëroi në dhomat e zhveshjes të tijtë, se ne fraksionin e dytë të lojës duhet të bënin shumë, të paktën të barazonin. Entuziazmi i lojtarëve të Bicit nuk është ftuar aspak edhe nga 15 minutat e pushimit dhe i ftohtit. Në të 62' shfaqet si dhurues kamerunasi Francois Herbert Endene Elokan, që i shërben Emiljano Veliaj për të kryer nje ekzektutim shëmbullor, teksa 22-vjecari Veliaj, realizon një eurogol si për të festuar në mënyrë më magjike pëvjetorin e tij, që ishte vetëm 24 orë më parë, më 9 shkurt 2007. Me rezultatin 3-0 loja nuk pati më histori përvec faktit se trajneri Vasil Ruci pësoi humbjen e parë në katër ndeshjet e tij si drejtues i tretë sezonal i Flamurtarit.
Në javën e ardhshme Besa do të përballet në kryeqytet me kryesuesen e kampionatit, Tirana, në një takim shumë të rendësishëm për kavajasit, ndërkohë që Flamurtari do të presë në Vlorë një tjetër ekipi nga Tirana, Dinamon e Redi Jupit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›