E Diel, 1 Nëntor 2026

FBI arrestime të tjera, në pranga 10 kriminelë të kërkuar

Pas eleminimit të Osama bin Ladenit, autoritetet amerikane kanë ndaluar edhe dhe një nga 10 më të kërkuarit në listën e kriminelëve të FBI. Bëhet fjalë për Xhejms “Uajti” Bulger, nga Bostoni, i cili qëndronte i fshehur prej 16 vitesh. 81-vjeçari Bulger, i kërkuar për një numër të madh krimesh, duke përfshirë dhe pjesëmarrjen e tij të dyshuar në 19 vrasje, është arrestuar në shtëpinë e tij në Santa Monika, shtet i Kalifornisë. Me të, ka qenë dhe mikesha e tij 60-të vjeçare Katrin Grejg, me të cilën jetonte prej shumë kohësh. Arrestimi ka kaluar pa incidente dhe erdhi si rezultat i informacionit të marrë në rrugë operative. "Uajti" ishte udhëheqësi i bandës nga Uintër Hill dhe u tërhoq gjatë janarit të vitit 1995, pasi u paralajmërua nga një ish-agjent i FBI-së nga Bostoni. Xhon Konëli rekrutoi Bulgerin 20 vjet më parë si informator të FBI-së dhe e shndërroi në një nga burimet më të rëndësishme të saj. Më vonë u raportua se personi në fjalë në fakt, i drejtonte agjentët kundër konkurentit të tij kryesor - mafias nga Anglia e Re. FBI për vite me radhë duhej të përballej me kritika, se qëllimisht nuk përpiqej të zbulonte vendndodhjen e Bulger, veçanërisht pasi në fundin e viteve 90-të u zbulua se sa të afërta kanë qenë marrëdhëniet e zyrës së FBI-së me një kriminel të shumëkërkuar. Historia u bë shkak për disa libra dhe frymëzoi Martin Skorseze të realizonte edhe një film me këtë temë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›