E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI-ja, 60 ditë kohë për dosjen

Marrëveshja

Gjykata e Apelit në Tiranë i ka lënë 60 ditë kohë drejtësisë amerikane për të përgatitur dosjen e ekstradimit të shtetasit Almir Rrapo, në bazë të marrëveshjes së shtetit shqiptar dhe atij amerikan para 80 viteve. Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, Rrapo i kërkoi gjykatës një mundësi që, duke i dhënë lirinë, të provonte se ai nuk ishte një i arratisur. Ndërsa sipas avokatit Visha, klienti i tij ka qenë në Shqipëri që prej 2005-s, pavarësisht se dokumentacioni flet për një veprimtari kriminale që përfshin vitet 2003-2007. Visha tha se klienti i tij nuk figuron në aktpadinë e Gjykatës së Nju Jorkut dhe arrestimi i tij është i padrejtë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›