E Shtunë, 31 Tetor 2026

FC Zyrih konfirmon interesimin për Hykën

FC Zyrih shton interesimin e tij për Jahmir Hykën, talentin shqiptar të Maincit, i sapongjitur në Bundesligën 1 gjermane. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga gazeta e njohur gjermane "Allgemaine Zeitung", sipas së cilës, kampionët e Zvicrës kërkojnë shërbimin e mesfushorit teknik të Kombëtares shqiptare. Por, për momentin, ekipi i tij gjerman e ka përjashtuar pistën e shitjes, ndërsa dëshiron ta japë vetëm në formë huazimi. Hyka, i cili në verën e vitit 2008 kaloi nga Tirana për te Mainci në Bundesligën 2, ka një kontrata me skuadrën gjemane, e që skadon më 2011-ën. Por me fillimin e sezonit, trajneri Jërn Andersen nuk i dha mundësinë atij që të luante mes titullarëve, madje e ka përdorur shumë pak edhe si zëvendësues (vetëm pesë). 21-vjeçari tani kërkon më shumë hapësirë, prandaj ai mund të huazohet në një tjetër ekip.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›