E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani, e ardhmja mes Palermos dhe huazimit

Ende vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e Sajmir Ujkanit, portierit të Kombëtares shqiptare dhe ekipit të Palermos në Serinë A. Prej kohësh po përflitet shumë mundësia që ai të huazohet në një tjetër klub italian, me shumë gjasa në kategoritë inferiore, ku do të mund të kishte më shumë hapësirë për t‘u aktivizuar. Megjithatë, ende asgjë nuk është vendosur përfundimisht. Këtë e konfirmon vetë zëvendëspresidenti i skuadrës siciliane, Gulielmo Miçike, në një prononcim të djeshëm të tij. Pas rikthimit të portierit Federiko Aljardi nga huazimi te skuadra e Riminit, numri dy i Palermos thekson se "kemi edhe Ujkanin, e së bashku me trajnerin Zenga do të vlerësojmë situatat e portierit të dytë, i cili do të jetë njëri nga të tre". Por ai nuk e ka përjashtuar pistën e huazimit të Ujkanit në ndonjë ekip.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›