Njeriu i varfër akuzon politikanët dhe qeverisjen e sotme
Nga Ndini R. BARDHI
Milionerë, ju sot, qofshi politikanë, biznesmenë e kushdo tjetër, jeni në majë të piramidës shoqërore, ekonomike dhe politike. Shumë bukur, dritë dhe shkëlqim. Ju keni në dorë çelësin e fuqisë e begatisë, të gjitha ylberët e jetës, për ju shkëlqen gjithnjë pasuria, keni një imunitet dhe prestigj të pakufizuar, një lumturi pa kufi në kurriz të njerëzve të tjerë. Ky është realitet dhe fakt i gjallë në ditën e sotme demokratike apo kapitaliste po i themi më shkoqur Por mbi ju e nën ju, ka një tavan dhe një çati, më poshtë një dysheme që të lëviz e stë lë të qetë. Ato janë errësira dhe demaskimi për ju, sepse në dritën e së drejtës ekziston njeriu dhe raca njerëzore. E ka emrin shqiptar.
Njerëzit e ndershëm shpresojmë nga milionerët, deputetët, qeveritarët e votëbesuar, duke u mbledhur para tyre sikur të kishin fëmijë; një fjalë e papritur e tyre ndez shpresën e çudirave për njeriun e sotëm. Sot, shpesh herë, mjafton të shikosh televizorin dhe të lexosh gazetën, dhe menjëherë të del në ekran një e shumë politikan qeverisës. Njerëzit të cilëve u flet një politikan, kryeministër, ministër, janë për ta një tribunë. Njeriu i sotëm, qëndron në një hapësirë të sajuar dramash, vuajtjesh dhe shpirtrash njerëzor. Ai ndjen, nën këmbët e tij zëmrat e drithëruara të shoqërisë. Tani njeriu nuk është më njeri i vërtetë, por një hiç. Tymi i revolucionit demokratik të 1990 i kish trullosur kokën gjatë asaj turbullire të paparashikuar, e cila sot është shpërndarë dhe ja ka errësuar jetën dhe pamjen e syrit të shpresës për jetën e amshuar. Njeriu i zhgënjyer nga politikani, tani shihte një të vërtetë tjetër. Ajo dritë e re, që në fillim e kish ndriçuar, tani po venitet e po shuhet një herë e përgjithmonë. Në shpirtin e njeriut është ndezur skamja, varfëria, padituria. Si një ndjenjë mjerimi, gjëmim klithme nga çdo anë. Përqark e përqark tij dëgjon pasthirrma politikanësh sa majtas sa djathtas: Dëgjoni! Dëgjoni dhe shikoni! Kemi rritur mirëqenien dhe treguesit ekonomik më të lartë se shumë vende të zhvilluara, kemi luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, e të tjera gënjeshtra bajate.
Njeriu i sotëm, me një shpirt dhe përpjekje të ethshme, mbinjerëzore, po e mban ende në qenien e tij varfërinë e pashpirtë dhe ogurzezë, nga e cila është gati të shpërthej nga urrejtja, si ndonjë kafshë e egër e uritur drejt kacafytjes së paparë për jetën, për ekzistencën si njeri. Njeriu vazhdon: Unë jam katandisur në këtë mizerje jetese gjer këtu nga fundërrina politikanësh, që na gënjyen e na mashtrojnë pa pikë turpi, sikur të ishim lolot e tyre, sa herë ikin e sa herë vijnë në pushtet. Milionerë, qofshi politikanë e kushdo, jeni njerëz dhe jo pasanik. Kjo që bëni në kurriz të tjerëve është gjë e rrezikshme dhe fatale për ju. Ju përfitoni nga verbëria për pasuri e pushtet. Por kini mendjen sepse ka në popull një forcë të madhe, uraganin revolucionar që ju fshin sikur të mos ekzistonit në këtë jetë. Revolucioni i njerëzve të mjerë, kur shpërthen është i pandalshëm dhe i pathyeshëm. Eksperiencën e këtyre viteve të demokracisë e kanë. Ai po troket. Ai do të shpërthej. Ai sjell me vete dritën e diellit të pamposhtur. E kush do ta ndalojë këtë shpërthim që ta vërtitë si të dojë, të drejtën e vrarë në humnerë? E vërteta është drejtësia. Ju milionerë, ju të pasurit e shekullit, nuk jeni gjë tjetër, veçse koka të privilegjuara të shoqërisë. Ju gënjen mëndja. Ruajuni. I zoti i vërtetë njeri, popull demon së shpejti do të kërkoj llogari, sepse i ke marrë gjakun dhe djersën padrejtësisht. Kush të polli ty, e kush ta dha privilegjin e milionerit? Rastësia apo grykësia. E çpjell privilegji apo pushteti yt i sotëm o zotëri? Shpërdorimin e besimit të njerëzve që të votuan. As privilegji, pushteti, shpërdorimi nuk janë të përjetshëm. Ato i pret një e ardhme fatale dhe e pashmangshme. Njeriu apo populli ta jep sinjalin e parë duke të thënë se kam ardhur tju paralajmëroj o milioner. Mos u çudit, me një furtunë shkreptimë të merr përpara e të shkreton gjithçka, të shuan një herë e mirë atë lumturi të pamerituar dhe në fund të demaskon si një leckë e pa vlerë, ajo që ke marrë padrejtësisht o njeri, qofsh politikan apo kushdo tjetër, është djersë e mjerimit të të tjerëve, të shumicës shoqërore dhe popullit demon. Ju mendoni se keni gjithçka në këtë jetë njerëzore, sepse jeni poli ekstrem i pasurisë, jeni kontrasti, ndryshe nga të tjerët, që nuk kanë asgjë. Është e dhimbshme. Milioner, unë jam akuza e dëshpërimit dhe mbroj një çështje të pashpresë, që ti ma ke mohuar një herë e përgjithmonë këtë shpresë për të jetuar si njeri dhe krijesë e Zotit. por Zoti dhe populli do ta bëjë që drejtësia të vihet në balancën e së vërtetës njerëzore. Unë, vetë, që po akuzoj dhe dëshmoj për të vërtetën e mjerimit të sotëm, jam një njeri i mjerë, jam vetëm një klithëm në mes të të tjerëve si unë, që janë shumica e njerëzve me të njëjtin fat, atë të mjerimit. O njeri milioner, vetëm një gjë duhet të kesh të qartë, se raca njerëzore është një dhe vetëm një, kurse unë në këtë rast jam zëdhënësja e saj. Ju do të më dëgjoni klithmën time, sepse jam pjesë e saj. Shfaqem përpara jush si akuzë apo gjyqësi si individ, po në të njëjtën kohë lëshoj shkëndijën e së vërtetës së mjerimit, ku, nëpërmjet avokatisë time çel gjyqin e madh të popullit, të këtij sovrani që është torturuar, të këtij gjykatësi që është i dënuar padrejtësisht nga ju. Më rëndon në shpirt ajo që shikoj dhe përjetoj, skamjen, varfërinë dhe dëshpërimin e paparë. Çdo gjë e rrënuar, e tjetërsuar nën misterin e peshës së padëgjuar. Nga tia filloj? As unë se di? O njeri i pasur, o milioner që ta dish ti, në detin e pafund të vuajtjeve të sotme njerëzore kam mbledhur prova dhe aq shumë argumente, sa të të bind në akuzat e mija. Si të veproj tani? Ajo më tundon me peshën e saj, sepse e meriton dhe më tej e them me forcën e shpirtit, troç fare, ke bërë dhe vazhdon të bësh krime të llahtarshme ndaj meje dhe të tjerëve nëpërmjet korrupsionit, krimit të organizuar e shumë të tjera të paimagjinueshme nga truri im. E kisha menduar unë këtë llahtar padrejtësie në këtë demokraci? Jo. Ju, o të pasur, edhe ju nuk e dinit se do të bëheshit milioner kaq shpejtë, po kështu edhe unë, që do të bija kaq poshtë në varfëri. Gjer dje isha dikushi, një kuadër apo nëpunës shteti, sot jam zero në formën e zarit rrotullues në tokë. Absurditet i pakuptueshëm. I kujt? I fatit të keq. Dridhuni e mendoni o ju të pasur milioner, të kudondodhur në politikë, parlament, qeverisje! Milioner shqiptar, tërë pushteti juaj, bota njerëzore dhe pronësia është e juaja. Në këtë pasurim të pakufishëm galopant, ju keni parë dhe vazhdoni të shihni veten tuaj, kurse popullin demon e kini harruar duke i dhënë varfërinë e të mjerit, por dijeni se aty ka edhe shpërthim të paparë. Këtë mendojeni mirë. Ndërmjet jush unë jam askushi, por emri im i vërtetë është një emër njeriu, DINJITETI NJERËZOR. Jam një njeri i varfër ekonomikisht, por një fisnik gjithë shkëlqim. Kjo është historia dhe jeta ime e sotme. Unë, dikur një kuadër me vlerë, sot njeri i flakur në rrugë. Përse? Për bindjet e mija politike, që nuk i shkon për shtat atyre që janë në pushtet. Unë jam artist dhe kam sjellë nga fundi i shpirtit një mrekulli, të vërtetën e sotme. Flas hapur sepse di të gjykoj, por edhe të akuzoj. Ju duhet të më dëgjoni e të më vlerësoni, milioner.
Unë, gjitha jetën kam parë gjithçka, sot provoj gjithçka. Vuajtja e sotme në kurrizin tim nuk është një fjalë e hedhur ashtu kot, zotërinj të pasur e të korruptuar. Vuajtja për mua është skamja, është të ftohtit, është uria dhe kafshata e gojës, unë çdo ditë shijoj urinë, provoj poshtërimet, vuaj sëmundjet, bëj nga e keqja edhe turpe, por që ta dini edhe ju, unë e kam përtypur dhe vazhdoj edhe sot, ta përtyp kafshatën e turpit deri në thërrimen e fundit. Dhe mos u çudisni, kur të mbushet mirë e mirë stomaku i helmuar, unë do ta vjell përpara jush, dhe kjo vjellje e imja dhe e të tjerëve, e të gjitha mjerimeve njerëzore, ndaj këtij populli të rraskapitur nga varfëria, do tju përplaset në fytyrë dhe do të nënshkruhet urrejtja në ballin tuaj. Unë ngurroj të të them, o politikan, o qeveritar, o mili