E Diel, 1 Nëntor 2026

FDE, vazhdon fushata për lartësimin e trurit shqiptar



Forumi për Demokraci dhe Etikë, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Brain Stand” për qëndrimin, vlerësimin dhe lartësimin e trurit shqiptar, organizoi dje në sallën e koncerteve në TKOB, një takim me akademikë, profesorë, politikanë dhe studentë të universiteteve publike dhe private në Shqipëri. Drejtori ekzekutiv i FDE-së, Arian Galdini, tha se nisma “Brain Stand” merr parasysh edhe reformat dhe transformimet e thella që kanë ndodhur në fushën e mendimit shqiptar, si krijimi i universiteteve të reja nëpër rrethe, krijimin e shkollave jopublike apo sikurse njihen me emrin universitet private. “FDE-ja e shikon si problematik ligjërimin aktual për lëmin e mendimit shqiptar, që më shumë duket si një sistem i bazuar në stereotipa dhe paragjykime, sikurse janë: Ndarja midis sistemit arsimor dhe kërkimor privat dhe publik, shqiptar dhe i huaj, ndarja midis studentit shqiptar dhe të huaj”, - vijoi Galdini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›