Nderim për Janis Ricos
Poeti Janis Ricos është prezantuar përmes formave të ndryshme brenda krijimtarisë së tij, sepse ishte një krijues i shumanshëm... Ricos-i poetik i thuri himn humanizmit, varfërisë, helenizmit laik, trashëgimisë kulturore kombëtare, vuajtjeve të një populli të përçarë. Poezia e tij është një agjiografi me fjalë të popullit të shenjtë, jo sepse ishte ortodoks, por sepse në shpirtin e tij laik e modern kishte lënë gjurmë përjetësia helene. Si poet kaloi përmes rrymave të ndryshme letrare të kohës së tij (surealizmit, realizmit socialist, poezisë moderne) por burimet e frymëzimit të tij ishin gjithnjë të njëjtat: përjetimet e "popullit të shenjtë" dhe të njeriut të përulur. Ricos-i teatral shkroi grupe poezish, të cilat të japin përshtypjen e veprave teatrore, si "Sonata nën dritën e hënës", një poemë lirike shumëvargëshe, e cila zbulon shpirtin njerëzor dhe gërmon botën e së pandërgjegjshmes së tij duke nxjerrë në sipërfaqe situata gjysmë të harruara të thellësisë, me tipare teatrale aq sa në mënyrë të përsëritur janë detyruar aktorë e regjisorë ta interpretojnë këtë vepër si monolog teatror...dhe jo vetëm këtë. Ricos-i piktor kombinon vargun me skicën, kthesën poetike me guralecin e pikturuar, poezinë me "pikturën skulpturore" mbi "kanavacë natyrore" (në vendet e dëbimit të tij) d.m.th guralecë të detit, në copëza druri dhe rrënjë që nxirrte deti, kuti cigaresh dhe letra mbështjellëse të kampeve të dëbimit të cilat ishin për t‘u hedhur. Mbi këto materiale, e përshtaste frymëzimin e tij në bazë të tipareve të tyre (formë, vëllim, ngjyrë, sipërfaqe) duke ju bindur asaj që ai vetë e konsideronte "skulpturë natyrale". Në këtë mënyrë Ricos-i e shihte pikturën si një mënyrë ushtrimi të poezisë. Kombinonte në mënyrë shprehëse dhe përshkruese, d.m.th poetike dhe pamore, frymëzimet e tij. Si përfundim, Ricos-i muzikant është poet, vargu i guximshëm dhe i ndjeshëm i të cilit ka frymëzuar kompozitorët më të famshëm (si M. Theodorakis, H. Leondis etj.) të krijojnë muzikë për poezitë e tij, të cilat u interpretuan nga këngëtarë të mëdhenj si (Bithikoci dhe Jorgo Dalaras) dhe u kthyen në gojën dhe shpirtin e popullit grek, si këngët e martirit kombëtar Riga Fereos, në puls kombëtar dhe marshim shpirtëror.
Këtë Rico të shumanshëm nderojmë sot, në orën 20:00, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar. Veprimtaria organizohet nga Zyra e Shtypit së Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe Vatrës së Tiranës së Fondacionit Grek të Kulturës, si dhe në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Në këtë veprimtari kushtuar poetit Rico do të referojë z. Besnik Mustafaj dhe z. Perikli Jorgoni me temë jehona botërore e veprës poetike të Ricos-it. Kuarteti "Promus" do të prezantojë muzikë të M. Theodhorakis e frymëzuar prej poezisë së Ricos-it. Nën tingujt muzikorë do të interpretohen poezi në greqisht (prej studentëve të Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe nxënësve të Arsakeios) dhe në shqip (prej aktorëve Bujar Asqeriu dhe Sesilia Plasari). Në këtë rast do të prezantohet një dokumentar për jetën dhe veprën e poetit, si dhe një material audioviziv për Ricos-in piktor nga dy filologë shqiptarë, Andi Rembeci dhe Sokol Cunga. Në fund do të interpretohet "Sonata nën dritën e hënës" nga Marsela Lena nën regjinë e Andon Koços.