E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku fiton terren ndaj dollarit amerikan

 

Monedha vendase ka fituar terren ndaj dollarit amerikan. Në agjencitë e këmbimit valutor në vend një dollar u ble me 95.5 lekë dhe u shit me 96 lekë, ndërsa një euro u ble me 123 lekë dhe u shit me 123.5 lekë. Krahasuar me javën e kaluar, dollari amerikan ka pësuar ulje. Kështu, në ditët e para të javës së kaluar u vërejt një rritje e kursit të dollarit në këmbimet valutore kundrejt lekut, duke shënuar një rritje prej mbi 7 lekë në krahasim me një javë më parë, por në ditët në vazhdim pati lëvizje të kursit, duke bërë që vlera e dollarit të pësojë ulje. Konkretisht në agjencitë e këmbimit valutor në fillim të javës së kaluar një dollar u ble me 97.6 lekë dhe u shit me 98.1 lekë, ndërsa në mesjavë një dollar u ble me 97.2 lekë dhe u shit me  97.6 lekë. Një luhatje e tillë e monedhës amerikane ka ardhur si pasojë e situatës së pastabilizuar në tregjet ndërkombëtare. Në fakt, sipas Bankës së Shqipërisë tendenca e forcimit të lekut kundrejt shportës së valutave kryesore është vërejtur gjatë tremujorit të tretë të vitit 2007, ka vazhduar të theksohet në tremujorin e fundit të tij, si në terma nominalë ashtu edhe në terma realë, duke reflektuar qëndrueshmërinë makroekonomike në vend, thellimin e diferencës së normave të interesit midis lekut dhe monedhave të huaja. Kështu, leku është forcuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj dollarit amerikan mesatarisht 12.4 për qind, duke arritur vlerën 83.38 lekë për dollar në fund të periudhës.

Tregu

97.6 lekë     u ble një dollar amerikan në fillim të javës së kaluar dhe u shit me 98.1 lekë

97.2 lekë     u ble një dollar amerikan në fund të javës së kaluar dhe u shit me 97.6 lekë.

95.5 lekë     u ble një dollar amerikan dje dhe u shit me 96 lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›