Remitanca e emigrantëve drejt rënies
Të ardhurat nga emigracioni rrezikojnë të ulen si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare. Remitancat janë ngushtësisht të lidhura me ekonomitë e vendeve të huaja dhe bëhen shkak për përcjelljen e goditjeve të këtyre ekonomive në vendin e origjinës. Konkretisht, nëse materializohet rreziku i një recensioni të ekonomive në vendet e zhvilluara, fluksi i të ardhurave nga emigrantët do të ulte si mirëqenien e ekonomive familjare e, për rrjedhojë, ofertën e depozitave në valutë të huaj, ashtu edhe aftësinë e tyre për të shërbyer borxhin në valutë. Të ardhurat nga emigracioni gjatë vitit 2007 u vlerësuan në rreth 947 milionë euro, ose 1.3% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 12% të PBB. Sipas Bankës së Shqipërisë, remitancat (të ardhurat nga emigracioni), vlerësohen si një burim shumë i rëndësishëm i të ardhurave për ekonomitë familjare.