Fadromat prishin ndërtimet pa leje
LUSHNJE – Fadromat e Policisë Ndërtimore të qytetit të Lushnjës kanë prishur dje rreth 25 objekte pa leje.
Mësohet se, aksioni i djeshëm është pjesë e aksionit për prishjen e rreth 300 ndërtimeve të cilat nuk kanë dokumentacionin përkatës. Objektet e prishura dje kanë qenë kryesisht garazhe makinash si edhe magazina të ndryshme. Sipas Josif Ndrios, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Lushnjës do të prishen të gjithë ato ndërtime, të cilat nuk kanë dokumentacionin e domosdoshëm. Ndërkohë që, aksioni i ndërtimorëve ka hasur në reagimin e pronarëve të këtyre objekteve pa leje. Mësohet se pas largimit të fadromave, këto zona do të kthehen në ambiente me gjelbërim të bollshëm për banorët. m.r