E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi, pushohet padia e ish-myftiut të Shkodrës



TIRANE – Shqyrtimi i dy padive gjyqësore të Ndriçim Sulejmanit, ish-myftiut të Shkodërs, ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar janë pushuar nga Gjykata e Tiranës, ende pa nisur. Të dyja paditë kishin të bënin me shkarkimin e Sulejmanit si myfti i Shkodrës nga ana e kryesisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar. Arsyeja e pushimit të padive gjyqësore, të depozituara me bujë nga Sulejmani, ka qënë mosparaqitja e Sulejmanit në seancë. Burime zyrtare të Gjykatës së Tiranës bënë të ditur se pushimi i gjykimit është bërë në një diferencë kohorë prej 17 ditësh nga njëra-tjetra pak kohë më parë. “Në kushtet kur paditësi ka dijeni për gjykimin dhe pa ndonjë shkak ligjor nuk paraqitet në gjykim, çmohet që për këtë çështje civile, duhet të vendoset pushimi i gjykimit”, argumentonte gjykata në vendimet e pushimit të dy padive. Ndriçim Sulejmani iu drejtua Gjykatës së Tiranës në ditët e para të muajit prill, pas kundërshtive me Komunitetin Mysliman për shkarkimin e tij. Në datat 2 dhe 6 prill ai depozitoi në gjykatë dy padi ku ai ishte në rolin e paditësit, ndërsa pala e paditur Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në padinë e parë ai kërkonte kundërshtimin e vendimin e nëntorit 2009 të kryesisë së KMSH-së, ku kjo kryesi i ka dhënë vërejten me paralajmërim largimin nga detyra e Myftiut të Shkodrës. Sulejmani i kërkonte gjykatës ta shpallte të pavlefshëm këtë vendim dhe anullimin e tij tërësor si të pambështetur në ligj dhe në provë. Ndërsa në padinë e dytë kërkonte nga gjykata shpalljen e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së datë 25 mars 2010, vendim që e kishte shkarkuar Sulejmanit nga detyra e kryemyftiut të Shkodrës. Zyrtarisht, Komuniteti Mysliman deklaroi pas shkarkimit të Sulejmanit se ishte miratuar për shkak të thyerjes së disiplinës nga ana e tij. Ndrësa Sulejmani pretendoi se motivi i shkarkimit të tij ishin problemet me pronat që kishte KMSH-ja në Shkodër. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›