E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat me sulmojnë prej besimit fetar

Kaka

Vazhdojnë marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet përfaqësueses braziliane dhe gazetarëve. Pas Karlos Dungës, me njerëzit e medias ka debatuar edhe Rikardo Kaka. Ylli i Realit të Madridit reagoi ashpër pas pyetjes së Andre Kfouri, nga “ESPN Brasil”, djali i Juka Kfouri, që nëpërmjet gazetës “Folha de S.Paulo”, ka kritikuar formën e mesfushorit. “Përfitoj nga pyetja, për të folur rreth shkrimit të babait tuaj. Ky zotëri më sulmon prej kohësh dhe gjithçka lidhet me besimin tim te Jezu Krishti. Por, për aq kohë sa unë respektoj faktin që ai është ateist, kërkoj që edhe ai të respektojë fenë time”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›