FIFA: Kupa e Botës, e suksesshme deri më tani
Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke, ka shpjeguar se deri më tani, organizimi i Kupës së Botës në Afrikën e Jugut ka qenë një sukses komercial, i cili i ka sjellë përfitime të kënaqshme për federatën botërore. “Në aspektin komercial, botërori është një eveniment i suksesshëm”, deklaroi Valke gjatë një vizite në Johanesburg, për inaugurimin e një Gjykate Sportive, e cila do të merret me shqyrtimin e çështjeve të ndryshme gjatë aktivitetit. “Përfitimet tona në Afrikën e Jugut janë rritur me 50 për qind, nëse i krahasojmë me shifrat që u regjistruan në Gjermani 2006”. Më tej, zyrtari i FIFA-s hodhi poshtë akuzat e shpeshta se institucioni që ai përfaqëson “ka marrë kontrollin” e shtetit të Afrikës së Jugut dhe mendon vetëm të fitojë para. “Paratë investohen për të ndihmuar zhvillimin e futbollit, nënvijëzoi Valke. Pa mbështetjen e FIFA-s, 80 për qind e vendeve afrikane nuk do të kishin futboll”.
#