E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, 390 mijë euro për fitimin e Botërorit

Premio

Nëse do të fitonin Botërorin 2010, lojtarët e Francës do të fusin në xhepat e tyre 390 mijë euro. Lajmin e bën të ditur e përditshmja "L'Equipe", duke theksuar se kaq do të jetë premio e dhënë nga Federata për futbollistët. E thënë në një mënyrë më të detajuar, "blues" do të përfitojnë 70 mijë euro në rast se kalojnë me sukses fazën në grupe, 70 mijë euro të tjera për kualifikimin në çerekfinale, 100 mijë euro për sigurimin e gjysmëfinaleve dhe 100 mijë euro të tjera nëse do të arrijnë deri në fund. Kësaj i shtohet edhe një bonos prej 50 mijë eurosh në rast të fitores së titullit. Lojtarët, e përfaqësuar nga Riberi, Henri, Galas, Evra, Abidal, Toulalan e Anelka, kishin kërkuar 400 mijë euro për titullin, ndërsa Federata kishte ofruar një shifër mes 240 dhe 300 mijë. Në fund, marrëveshja e arritur rezulton gjithsesi paksa inferiore sesa Spanja (600 mijë euro), Argjentina (520), Anglia (450).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›