FIFA, MTKRS-së: Nuk merremi me ju
Drejtuesit e FIFA-s kanë pasur një letërkëmbim të vazhdueshëm me MTKRS-në pak orë para fillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate. Zyrtarët e FIFA-s e kanë bërë të qartë që në mëngjesin e së premtes se Shqipëria rrezikonte pezullimin nëse shteti shqiptar nuk ndryshonte qëndrimin ndaj FSHF-së. Por indiferenca e drejtuesve të MTKRS-së ka sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve. "Do të përjashtoheni, nuk merremi më me ju", mësohen të kenë qenë fjalët me të cilat zyrtarët e institucionit të futbollit botëror iu drejtuan qeveritarëve shqiptarë, duke ndërprerë përfundimisht dialogun para pezullimit.