E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, asist në fitoren ndaj Bajernit

Ervin Skela ka qenë protagonist i fitores surprizë 2-0 të Energi Kotbus kundër Bajernit të Mynihut. Mesfushori shqiptar ka dhënë asistin e golit të parë të shënuar nga Jeliç në minutën e 18-të, ndërsa më pas ka marrë pjesë edhe në aksionin e golit të dytë, të shënuar po nga Jeliç. Me këtë sukses, Kotbus është larguar përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes në Bundesligë. Edmond Kapllani është kthyer mes titullarëve në radhët e Karlsruhes, por nuk ka arritur të ndihmojë skuadrën e tij që është mundur me rezultatin 1-0 nga Eintrahti i Frankfurtit, në radhët e së cilës është aktivizuar si zëvendësuessulmuesi Faton Toski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›