E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA anulon miqësoren e Kosovës

 

Miqësorja në futboll ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës zvicerane Ksamaks, është anuluar. Sfida ishte përcaktuar të zhvillohej më 3 dhjetor në Nojshatel të Zvicrës, por një ndërhyrje e FIFA-s ka bërë që kjo miqësore e Kosovës të dështojë, si edhe disa të tjera para saj. Kështu bëjnë të ditur në Federatën e Futbollit të Kosovës, të hënën. Krerë të FFK-së thonë se u është bërë vërejtje dhe se kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohet, pasi mund të ketë reflektime të padëshirueshme politike. Ky hap izolimi i FIFA-s për futbollin kosovar vjen vetëm pak ditë pasi Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s refuzoi kërkesën e FFK-së për anëtarësim dhe për zhvillimin e miqësoreve në nivel të përfaqësueseve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›