E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani: Do të pres shansin tim

 

Pas pesë humbjeve rresht vështrimi i Karlsruhes shkon poshtë e më poshtë. Statistikat janë të “zeza”. Skuadra e shqiptarit Edmond Kapllani ndodhet në vendin e 14-të në renditje nga 18 skuadra që ka Bundesliga gjermane. “Ne bëmë në përgjithësi shumë pak kundër Hofenheimit, për të marrë një apo tre pikët”, - tha Edmond Kapllani për gazetën gjermane “Manheimer Zeitung”. Edhe në ndeshjen e fundit kundër Hofenhajmit shqiptari 26-vjeçar qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në bankinë, madje është parë jo pak herë duke turfulluar në stolin e rezervave, teksa shokët e tij kanë humbur edhe ndonjë rast të pastër për gol. “Unë jam duke pritur ende shansin tim”, - thotë Kapllani, autori i 2 golave gjatë sezonit të kaluar në Bundesligën 1 (24 gola në Bundesliga 2).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›