E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurs për kongresin e manastirit

 

Posta Shqiptare me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit organizon konkursin letrar të poezisë me nxënësit e shkollave të arsimit 9-vjeçar. Çdo nxënës mund të marrë pjesë në këtë konkurs me 1 poezi kushtuar Kongresit të alfabetit, figurave historike që morën pjesë në të, vendimeve të Kongresit, pasurimin e gjuhës shqipe, dashurisë për shkollën, alfabetit shqip, etj. Secili konkurrent duhet të dërgojë zarfin e tij individualisht. Krijimet e nxënësve duhet të paraqiten me shkrim të bukur dore dhe të kuptueshëm, pa gabime drejtshkrimore, apo korrigjime të ndryshme në adresën e Postës Shqiptare. Krijimet letrare pranohen deri në datën 20 nëntor. Për fituesit do të jepen 6 çmime. Çmimi i parë ka vlerën e 300 eurove, për të vijuar me 2 çmime të dyta, nga 200 euro dhe 3 çmime të treta nga 100 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›