FIFA e bind Pangon të firmosë statutin e FSHF
• Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Pango, është gati të nënshkruajë statutin e Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili më pas do të regjistrohet në gjykatë dhe do t’i hapte rrugë rikthimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të futbollit.
Jetmir Halilaj
Pas bisedimeve që ministri shqiptar ka pasur të martën pasdite me drejtuesit e FIFA-s, është bindur që të nënshkruajë statutin e FSHF-së.
Neni 53
Palët kanë arritur një kompromis, vetëm pasi është rënë dakord që neni 53 i statutit të FSHF-së të ngrihet me një vendim të Komitetit Ekzekutiv të institucionit të futbollit, duke e bërë këtë pikë të pafuqishme edhe pasi statuti të jetë nënshkruar nga ministri dhe të jetë regjistruar në gjykatë. Pango ka thënë shpesh se neni 53 i statutit bie ndesh me ligjin shqiptar. “Jemi në dijeni të faktit që drejtuesit e MTKRS-së kanë biseduar me FIFA-n dhe dimë që është gjetur gjuha e përbashkët mes dy palëve që statuti të firmoset – ka thënë përgjegjësi i zyrës për shtyp në FSHF, Tritan Kokona. – Të dyja palët kanë rënë dakord që statuti të nënshkruhet, pasi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së të ngrijë nenin 53.
Takimi
Ndërkaq, dje në orën 09.00 të mëngjesit, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Arben Bici, është takuar me ministrin Pango dhe kanë diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në futboll. “Ne shpresojmë që të hiqet sa më shpejt pezullimi për Shqipërinë, sepse çdo ditë në këtë situatë është një humbje e madhe. Të mos harrojmë se ndeshja miqësore me Poloninë e programuar për në 27 maj është drejt dështimit dhe ky do të ishte një dëm i madh për Kombëtaren shqiptare, pasi këtë vit nuk ka zbritur asnjëherë në fushë. Kjo, jo vetëm që do t’i prishte punë edhe trajnerit Han, por njëkohësisht edhe kuqezinjve, të cilët do të rrezikonin ta nisin edicionin e ardhshëm të eliminatoreve të Botërorit 2010 pa kryer asnjë përgatitje”, ka thënë Kokona.
Pezullimi
Nëse statuti firmoset brenda kësaj jave, procedura për heqjen e pezullimit të Shqipërisë do të zgjasë vetëm pak ditë. “Heqja e pezullimit nga ndërkombëtarët nëse MTKRS përmbush kërkesat e FIFA-s, është çështje ditësh. Është një procedurë, e cila nuk zgjat shumë, pasi ajo mund të bëhet edhe me anë të një qarkoreje (vendim qarkullues) të organeve vendimmarrëse të këtyre organizatave”, ka sqaruar Kokona.