Meshkujt, më të rrezikuar nga hernia diskale
• Ngritja e peshave të rënda, lagështira, sforcimet fizike, janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e hernie diskales.
AIDA MALAJ
Meshkujt janë kontingjenti më i riskuar të shfaqë të tilla probleme, për shkak të kontaktit më të shpeshtë me faktorët shpërthyes së sëmundjes. Në një intervistë për “Panorama”, mjeku neurolog, Et’hem Kolleshi, shpjegon se si shfaqet sëmundja dhe çfarë mund të bëhet për trajtimin e saj:
Doktor, çfarë është sëmundja e hernie diskales?
Hernie diskale është një nga sëmundjet më të shpeshta të grupit të sëmundjeve të sistemit nervor periferik, të cilat kanë një peshë specifike mes sëmundjeve të tjera organike neurologjike. Përsa i përket shpeshtësisë zënë vendin e parë midis sëmundjeve të tjera të sistemit nervor periferik.
Kush preket më shpesh?
Eshtë vënë re se meshkujt janë më të prekur nga kjo sëmundje. Mendohet se kjo lidhet me faktin se meshkujt kryejnë procese pune më të vështira dhe i’u nënshtrohen më shpesh faktorëve të tillë, si ngritja e peshave të rënda, të ftohtit, lagështirës, sforcimeve fizike, që mendohet të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Përsa i përket moshës shfaqet 21-50 vjeç, para dhe pas kësaj moshe rastet janë më të rralla. Ndeshen më tepër në persona që kanë mbingarkesa fizike dhe në profesione të tilla si: shoferë, traktoristë, në të cilat vibracionet dhe pozicionet e detyruara të shtyllës kurrizore bëhen shkak i shfaqjes së sëmundjes.
Nga se shkaktohet kjo sëmundje?
Hernia diskale është shkaku më i shpeshtë i sindromës radikulare lumbosakrale. Në shfaqjen e kësaj sëmundjeje dy janë faktorët kryesorë që ndikojnë: ndryshimet degjenerative ndërvertebrore, të cilat ndodhin kryesisht në moshat 20-40 vjeç. Faktor tjetër janë traumat apo mikrotraumat e shtyllës kurrizore, të cilat ndonjëherë nuk vlerësohen, për faktin se që nga koha e pësimit të mikrotraumatizmave deri në shfaqjen e shenjave klinike të SRLS (sindromës radikulare lumbosakrale) kanë kaluar disa kohë.
Si shfaqet sëmundja?
Shenja kryesore pa dyshim është dhimbja. Të gjithë pacientët e lidhin fillimin e dhimbjes, me ngritjen e një peshe të rëndë, ose me sforcime të tjera fizike. Më rrallë ajo nis kur i sëmuri është i qetë. Mund të ndodhë që dhimbja të shfaqet pa ankuar më parë për asnjë lloj dhimbje, ndërkohë që shumica e tyre përpara se të shfaqet kjo sindromë kanë ankuar për dhimbje mesi, të cilat në përgjithësi janë me karakter rëndues.
Çfarë mund të bëhet në rastet kur shfaqet kjo sëmundje?
Në format e rënda, pushimi në shtrat është një nga masat më të mira kurative. Lëvizjet dhe pozicionet e papërshtatshme të shtyllës së kurrizit i acarojnë dhimbjet, prandaj të sëmurëve u rekomandohet të flenë të shtrat të fortë. Veç kësaj, u këshillohet të evitohen mbingarkesa fizike dhe mjediset me lagështi, të merren me fizkulturë, natyrisht sa e lejon gjendja shëndetësore dhe mosha, të bëjnë banja rëre dhe dielli. Përsa i përket mjekimit medikamentoz, baza janë aniinflamatorët jo steroidë dhe konkretisht: Indometacina, brufeni, aspirina. Jepen preparate qetësuese, sidomos për natën, kur dhimbjet janë të forta dhe vitamina të grupit B.