FIFA përsërit: Stop politikës në sport
“Në fillim Franca, pastaj Nigeria”. Tani FIFA është e shqetësuar dhe thekson përsëri kundërshtimin e saj për ndërhyrjet e politikës në sport. Federata Ndërkombëtare nuk i ka përtypur pasojat në atdhe të eliminimeve të dy kombëtareve. Në Francë figura e shëmtuar e “bleus” përfundoi në Parlament, ndërsa Presidenti nigerian vendosi të pezullojë kombëtaren e vendit të tij për dy vite nga kompeticionet ndërkombëtare. Zëdhënësi Nikolas Maingot ka pohuar se FIFA ndjek me shqetësim zhvillimet në çështjen franceze. E ka përkufizuar si një “vendim shumë të keq” atë të qeverisë afrikane, edhe pse ka shpjeguar se “nuk kemi lajme zyrtare në lidhje me këtë” dhe ka saktësuar se “bëhet fjalë për dy çështje shumë të ndryshme. Pozicioni i FIFA-s është shumë i qartë. Mbrojmë pavarësinë e institucioneve të futbollit”.
#