Figo kundër Ronaldos dhe Kueiroz qëndron
Eliminimi i Portugalisë ka bërë që i gjithë vendi luzitan të përfshihet në polemika. Ata që dominojnë skenën janë reagimet e Kristiano Ronaldos, i cili pështyu drejt një telekamere pas fërshëllimës finale kundër Spanjës. Zhoze Murinjo u shfaq në favor të yllit të Realit të Madridit. Por nuk është i këtij mendimi Luis Figo. “Sipas meje ai duhet të mbajë gjithë përgjegjësinë e skuadrës mbi shpatulla”, vjen më në fund sulmi frontal i Luis Figos. Ish-kapiteni portugez flet si lider. “Pavarësisht nga suksesi apo humbja, një kapiten ka si detyrë kryesore të mbrojë grupin. Ky është një nga momentet më të vështira, por ai duhet t’i dalë për zot”. Referimi është i qartë për Ronaldon. Ndërkohë që trajneri ka mohuar dorëheqjen dhe ka theksuar se “është normale të humbasësh kundër favoritëve”.
#