Ëzil dhe Suarez, ata që duan gjithçka
Atyre që “Nike” nuk do t’u kishte ofruar kurrë një kontratë. Ata që nuk i prisje as mes titullarëve. Ata që po fitojnë një vend në albumin e botërorit, duke zënë vendet e Runit, Kristiano Ronaldos e Riberisë. Fytyra të reja, njerëz të rinj, që kanë zbritur rastësisht në fushë. Të konsideruar si njerëz emergjentë të këtij botërori, por që tashmë konsiderohen zbulime. Te gjermanët bien në sy ëzil dhe Khedira, njëri gjysmë turk dhe tjetri gjysmë tunizian. Përpara nuk ishin askush, por tashmë duhet të pyesim se kush do të bëhen. Jo shumë të ndryshëm edhe çifti ganez Anan e Boateng, që zunë vendet e Esien e Muntari. Një tjetër zbulim është Suarez i Uruguait, i cili nuk di të ndalet. Para botërorit shpresa e kësaj skuadre ishte Forlan, por ai që nuk di të ndalet së shënuari edhe te kombëtarja, si tek Ajaksi është pikërisht Suarez.
#