Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton projektbuxhetin 2009, për arsimin
Në mbledhjen e tij të datës 12 nëntor 2008, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskutoi dhe shqyrtoi në parim projektbuxhetin për arsimin, projektligjin Për Buxhetin e Shtetit të Vitit 2009, propozuar nga Këshilli i Ministrave. Të ftuar në seancën dëgjimore për projektbuxhetin për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ishte zëvëndësministri, Ekrem Spahia, për RTSH-në, zoti Petrit Beci, për ATSH-në, zonja Antoneta Malja, për QKK-në, zoti Xhevdet Ferri, për Akademinë e Shkencave, zoti Tefik Koçi.
Gjatë diskutimit në parim të projektligjin Për Buxhetin e Shtetit të Vitit 2009, për pjesën e projektbuxhetit për RTSH-në, Drejtori i Përgjithshëm, Beci në fjalën e tij, bëri një ekspoze në lidhje me problemet që po kalon aktualisht ky institucion, nevojat imediate si për fonde dhe planifikimet financiare në disa sektorë të operatorit publik, duke bërë edhe krahasimet e nevojshme me vitet e mëparshme si dhe rritjen e financimeve dhe investimeve në fushën e kalimit nga transmetimi analog në transmetimin dixhital , problemet që lidhen me përcaktimin e mënyrës më efikase për vjeljen e taksës së aparatit, si dhe ju përgjigj pyetjeve që i shtruan anëtarët e Komisionit.
Drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së në fjalën e saj bëri një ekspoze në lidhje me problemet që po kalon aktualisht ky institucion, nevojat immediate si për fonde dhe planifikimet financiare në disa sektorë si dhe shtroi kërkesën për rritje fondesh për institucionin që ajo drejton dhe ju përgjigj pyetjeve që i parashturan deputetët.
Kryetari i QKK-së në fjalën e tij falenderoi mbështetjen që i ka dhënë Komisioni në shpërndarjen e fondeve për këtët qendër si dhe rëndësinë që do merrte shtimi i fondeve në dobi të Artit Kinematografik Shqiptar në rang ndërkombëtar, sipas projekteve të ndërmarra nga kjo qendër.
Kryetari i Akdemisë së Shkencave në fjalën e tij parashtroi nevojat e Institucionit që ai drejton, duke bërë një ekspoze në lidhje me problemet që po kalon aktualisht ky institucion, nevojat dhe planifikimet financiare në disa sektorë që mbulon Akademia e Shkencave , si dhe ju përgjigj pyetjeve që i shtruan anëtarët e Komisionit.
Si pikë e dytë në rendin e ditës, Komisioni shqyrtoi në prani të zëvëndësministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia projektbuxhetin e planifikuar për këtë Ministri. Z. Ekrem Spahia në fjalën e tij, bëri një ekspoze në lidhje me parashikimet dhe planifikimet financiare në disa sektorë të Turizmit, Kulturës, si dhe dhe rritjen e financimeve dhe investimeve në fushën e artit, në krahasim me vitet e mëparshme, si dhe ju përgjigj pyetjeve që i shtruan anëtarët e Komisionit.