Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të medias mbi votimin nga Kuvendi të dekreteve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

17 qershor 2008
TVSH - Arsen Hoxha: E mbrëmshmja, ishte një votë kundër Presidentit të Republikës, apo kundër dekreteve?
Presidenti Topi: Së pari në respektin tuaj, mund t’ju them që votimi i djeshëm duhet të konsiderohet jo në mënyrë paradoksale, por duhet të konsiderohet si një fitore e demokracisë, sepse për një muaj rresht është diskutuar për antikushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit, për paligjshmërinë e këtyre dekreteve dhe fakti që u futën në procedurën e votimit sipas Kushtetutës tregon që edhe palët që e kontestonin u ndërgjegjësuan që kjo procedurë ishte kushtetuese.
Mund t’ju them edhe për një pozicionim të institucioneve specifike që merren me supervizionin e ligjshmërisë mbi institucionet e drejtësisë shqiptare, që i kanë dhënë plotësisht të drejtë pozicionit kushtetues të Presidentit, pra për këtë s’ka asnjë dyshim.
Lidhur me rrëzimin e emrave, kini durim sepse unë nuk i jam shmangur ndonjëherë medias për pyetjet që më kanë bërë. Ky, padyshim është një ekzekutim politik i këtyre kandidaturave, sepse këto kandidatura janë zgjedhur me shumë kujdes, janë zgjedhur mbi bazën e konsultimeve të gjera të CV-ve të tyre, por edhe me institucionet, të cilat mund të japin të dhëna për karrierën dhe integritetin e këtyre personave. Të rrëzosh sot në Shqipëri një gjyqtar që ka qenë për nëntë vjet në Gjykatën e Strasburgut, besoj që është një luks shumë i madh. Nga ana tjetër për të dalë kundër retorikave që bëhen për të përndjekurit, të rrëzosh një kandidaturë që mbështetet nga të përndjekurit politikë dhe t’i japësh atij vetëm dyzet vota në parlament, besoj që nuk ka nevojë për koment.