Presidenti Topi priti Ambasadorin e ri të San Marinos në Shqipëri, Xhuzepe Dela Balda.

16 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të San Marinos në Shqipëri, Xhuzepe Dela Balda, i cili i paraqiti Letrat-kredenciale.
Presidenti Topi, pasi i uroi Ambasadorit Dela Balda mirëseardhjen si dhe suksese në misionin e tij diplomatik, vuri në dukje nivelin e mirë të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunuese dhe theksoi nevojën e zgjerimit të mëtejshëm të tyre, sidomos përforcimi i bashkëpunimit politik nëpërmjet shkëmbimit të vizitave reciproke dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik e tregtar në fusha të tilla si turizmi, bujqësia dhe financa. Në këtë pikë Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e rolit të shoqatave homologe të biznesit dhe industrisë për bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.
Kreu i shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për njohjen nga ana e Republikës së San Marinos të pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Dela Balda, pasi falenderoi për pritjen e ngrohtë vuri në dukje marrëdhëniet historike dhe miqësore mes popujve të dy vendeve tona si dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë, të cilat përbëjnë një bazë të shëndoshë jo vetëm për bashkëpunimin bilateral dhe zhvillimin e tij në të gjitha nivelet, por edhe atë shumëpalësh në kuadër të organizatave ndërkombëtare si OKB-ja.