Kryetari i radhës së Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Haris Siljaxhiç nis nesër vizitën zyrtare në vendin tonë.
16 qershor 2008
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mbërrin nesër pasdite më 17 qershor 2008 për një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë, Kryetari i radhës së Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dr. Haris Siljaxhiç.
Presidenti Siljaxhiç do pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Topi në Pallatin e Brigadave ku të dy personalitetet, pas një takimi kokë më kokë, do të zhvillojnë bisedime zyrtare.
Gjatë vizitës së Kryetarit të radhës të Bosnjës dhe Hercegovinës në Shqipëri do të nënshkruhet marrëveshja për nxitjen e investimeve dhe marrëveshja për heqjen e taksimeve të dyfishta.
Presidenti Topi dhe Presidenti Siljaxhiç do i përgjigjen interesimit të medias në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Dr. Siljaxhiç do të pritet në takime të veçanta nga Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli, Kryeministri z. Sali Berisha dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama.
Presidenti Siljaxhiç do të zhvillojë edhe një takim me Komunitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës që jeton në fshatin Borakaj (Shijak).