FLAMUR KOMBETAR DHE LOT MALLI NE TRIESTE
Të takohesh për herë të parë me Tri
esten është njëlloj si të ngjasë kjo
me një ëndërr që edhe kur të bëhet
realitet të duket se sërish është thjesht
një vegim. Në stacionin e trenit
të qytetit, ku sapo kemi
zbarkuar, tek sa shoh brenda
tij bustin e inxhinierit të talentuar
me origjinë shqiptare,
Karl Gega, më trazojnë emocionet.
Në vetëdijen time, Trieste
ka qenë përfytyruar, po të
thuhet më e pakta, si qyteti më
i madh i huaj në Adriatik që ka
pasur banorë të vet më shumë
nga bashkëkombësit tanë. Po
ashtu, edhe si baza më e madhe
mbështetëse jashtë vendit
për aktin e pavarësimit të Shqipërisë.
Koha dhe mënyra se
si ecim pa parë mirë as prapa
dhe as para ka bërë që në kujtesën tonë
kombëtare dhe në librat ku orientohet
gjenerata e shqiptarëve të vitit dymijë të
zvenitet kjo e vërtetë e madhe historike.
Kur ndodhi ndërhyrja e NATO-s për Kosovën,
gazeta e atij qyteti, por që në Itali ka
shtrirje kombëtare, "Il Piccolo", si edhe
disa intelektualë të dëgjuar të saj, na u
gjendën aq shumë afër sa që është vështirë
t‘ua përcjellim të plotë e të vetëndjerë
këtë opinion edhe lexuesve. Duhej të ishe
jashtë vendit ta kuptoje.
Pastaj, për të thënë edhe një lidhje
pothuaj intime, në atë rrëmbushje emocionesh
në stacionin e trenit në Trieste kisha
edhe një arsye tjetër: në vetëdijen e shumë
të moshuarve të qytetit tim të Beratit, Triestja
mbetet emri urban më i cituar.
Me dy motrat Stefa, Elda dhe
Parashqevia, të cilat jetojnë këtu prej
shumë vitesh, e patëm lënë të takoheshim
në sheshin e vogël para stacionit. Kur më
në fund, ato u shfaqën përtej rrugës së
gjerë dhe përshëndetën hareshëm me
dorë, doemos Triestja na u bë edhe më e
bukur. Për të ardhur deri tek ne, dy
motrave Stefa u duhej të kalonin një nëntokësore,
prandaj i pritëm edhe dy-tre
minuta të tjera. Elda është shtatëdekadëshe,
por mbahet mirë. Parashqevia,
ose siç në Berat përherë e kemi thirrur
Tina, shumë më e vogël, një ish-basketbolliste
elegante. Janë gra me kurajë dhe
natyra të gëzueshme.
Të parën gjë që motrat Stefa thanë sapo
u takuam ishte "Do të të çojmë të shohësh
edhe rrugën ‘Karl Riter von Gega‘". Projektuesi
i korridorit tunelor të famshëm të Semeringut
(41 km i gjatë, 15 tunele, 17 ura),
është këtu "pasaporta" e shqiptarëve. Me
talentin e tij, ai realizoi daljen e Perandorisë
Austro-Hungareze në detin Adriatik. Kështu
ajo u bë fuqi e madhe perëndimore. Kjo
rezultoi edhe fat për ne, sidomos në momentet
e tona më të vështira, ato të mëvetësimit
si shtet i pavarur.
* * *
Arkeologu Sali Hidri ka botuar së fundi
një libër për Aleksandër Moisiun dhe
dëshmon se aktori i shquar, edhe pse ka
kaluar disa vite të fëminisë në Shqipëri
(në Durrës), ka lindur në Trieste. Studiuesi
Hidri, provat i ka si çdo shkencëtar
në profesionin e vet: paraqet aktin e
pagëzimit të Aleksandër Moisiut të kryer
nga Kisha Ortodokse Greko-Lindore e
këtij qyteti. Pastaj dëshmon një për një
edhe të dhjetë shtëpitë ku familja Moisiu
ka jetuar me qira. Kështu Triestja është
edhe vendlindja e bashkëkombësit
tonë me famë botërore, atij që deklaroi
në mënyrë lapidare se nuk qe triestin, por
"Në dejet e mia rrjedh gjak shqiptari".
Në këtë libër rinovues, intelektuali
Sali Hidri ka publikuar edhe një fragment
nga gazeta "Il Piccolo" e vitit 1904.
Në të thuhet: "Ka disa vite që nuk po shohim
më, më mirë të themi se nuk po shohim
më kostumin e pasur e të bukur kombëtar.
Të moshuarit e kujtojnë mirë, por
edhe ata që janë më të rinj e ruajnë të
gjallë në kujtesë përshtypjen ende të
afërt për ata shqiptarë aq të pashëm, të
dalluar si për forcë fizike dhe për shkëlqimin
karakteristik të veshjes. Ata vinin
këtu deri në fundin e shekullit të kaluar
për të bërë tregti...dhe dukeshin si monumente
të gjalla të atij tregu kozmopolit,
siç ishte Triestja në shekuj".
Midis tyre kanë qenë edhe vëllezërit
Gjergj e Kozma Stefa. Në gjysmën e dytë
të shekullit të tetëmbëdhjetë, në sanxhakun
e Beratit qenë ndër patriotët më
në zë, veçanërisht Gjergji. Figura e tij e
veçantë nuk i shpëtoi edhe nënkonsullit
francez Ners në qendrën e sanxhakut, në
Janinë. Më 1878-ën, ai i raportonte shefave
të tij në Paris se "shqiptarët e Beratit
duan ndarje nga Turqia…Një rol drejtues
dhe komandues luan dhe kapedani trim
Gjergj Stefa". Më 23 qershor 1880, tashmë
në cilësinë e kryetarit të degës së
Lidhjes së Prizrenit për qytetin, ai dhe
bashkëluftëtarë të tij i dërguan Berlinit
një telegram proteste kundër ndarjes së
tokave shqiptare shteteve fqinjë. Për
këtë ndjenjë të thellë patriotizmi, më 5
qershor 1978 ai u dekorua nga atëherë
Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Pas njëqind vitesh të shihje se si valët
e jetës, aspak për të bërë tregti, por
thjesht për të jetuar pak më mirë, e
hodhën familjen Stefa në Trieste, nuk
duket aq fort rastësi. Është një traditë, e
cila edhe pse tani nuk dallohet e në mos
është harruar, vepron vetë në shtysat që
u jep njerëzve. Kur Gjergj Stefa për të bërë
tregti në Trieste merrte në Durrës vaporin
e pasagjerëve të agjencisë austriake
"Lloyd", e cila ndalonte në atë port vetëm
një herë në pesëmbëdhjetë ditë, ajo qe
qendra më e mëdha adriatikase proshqiptare.
Kjo ishte edhe një nga arsyet
përse ai shkonte atje i veshur me kostum
kombëtar. Kjo donte të thoshte në trup jo
frak e kapele borselinë, por fustanellë,
opinga me xhufkë të kuqe, festën e
bardhë përmbi flokë dhe në brez të ngjeshur
një jatagan.
Kur Elda Stefa pati rastin të takohej
me një funksionar të lartë të qytetit të Triestes
dhe ia tha se aty me kostum kombëtar
me dhjetëra herë kishte ardhur
edhe stërgjyshi i saj, ai në fillim, nga
mrekullimi, nuk e besoi dot. I pohoi menjëherë
se në kujtesën historike të qytetit
qenë fiksuar pikërisht ashtu. Prej banorëve
apo frekuentuesve shumëkombësh
të Triestes, këtë gjë e bënin vetëm
shqiptarët. Më 1850, studiuesi gjerman
Georg fon Han kishte shkruar: "Tregtarët
beratas e durrsakë kanë magazinat në
Durrës, ndërsa në Trieste kanë nga një
agjent që blen dhe shet me shumicë.
Edhe në Berat kanë nga një degë të tyre,
e cila shet me pakicë dhe blen prodhimet
e vendit". Më pas në bisedë me triestinin
e lartë, Elda e pati çuar edhe më tej mendimin
duke i thënë se kjo qe meritë edhe
e vetë qytetit. Ishte ai që i donte shqiptarët
ashtu, me në trup veshjen e tyre
kombëtare.
* * *
Triestja në historinë tonë është një lloj
Vlore. Këtu, Ismail Qemali, më 20 nëntor
1912, edhe pse qëndroi vetëm dy orë, i
dha një intervistë gazetës "Il Piccolo".
Ishte më e rëndësishmja që kishte dhënë
deri atëherë. Kishte kërkuar që kjo të
ndodhte, sepse sa më shpejt duhej të
bëhej publik vendimi për të shpallur
mëvetësimin e Shqipërisë. Jo çdo orë, por
tashmë çdo minutë ishte vendimtare.
Vendi i gjithë po pushtohej nga fqinjët
shovenë dhe hapësira e lirë, atje ku të
paktën mund të ngrije një flamur e bëje
publikisht shpalljen e pavarësimit, ishte
ngushtuar gjer në marrje fryme.
"Il Piccolo" për këtë arsye edhe e titulloi
intervistën me të "Shpallja e pavarësisë
së Shqipërisë është e pashmangshme".
Në të vërtetë, ajo fjalë që në italisht
redaksia ka përdorur për "e pashmangshme",
shumë lehtë mund të kuptohet
edhe si "e pashtyeshme më".
Ja edhe pjesa më e madhe e tekstit
të saj prekës:
"Intervista jonë me Ismail Qemalin.
Dje në mëngjes mbërriti në qyteti
tonë, direkt nga Vjena, kryetari i Partisë
Indipendentiste Shqiptare, Ismail Qemal
Bej Vlora. Bashkë me të udhëtonin edhe
katërmbëdhjetë fisnikë të shquar shqiptarë.
Ai u prit në stacionin e trenit nga
i riu Marko Kakariqi, drejtues këtu i shqiptarëve,
i njohur për studimet e tij për
çështjen shqiptare dhe nga më të spikaturit
e ‘kolonisë‘. Ismail Qemali zbriti nga
‘Excelsior Palace-Hotel‘ për të bërë një
qëndrim vetëm disa orësh dhe në dy të
pasdites u nis me piroskafin ‘Brûnn‘
drejtpërsëdrejti në Shqipëri. Redaktori
ynë, i ndërmjetësuar mirësjellshëm nga
zoti Marko Kakariqi, pati me Ismail Qemalin
një bisedë të shkurtër".
Në vijim të pyetjeve të gazetarit, bashkëkombësi
që ato çaste po bënte historinë,
iu përgjigj se në Trieste "do të
rrinte vetëm dy orë sa për të takuar ndonjë
mik dhe ngrënë pak bukë" dhe se
"Piroskafi për ku po udhëtoj sipas rregullave
të tij nuk bën ndalesë në portin ku
unë dua të zbres, prandaj duam me
mirësjellje t‘i kërkojmë drejtuesve të
‘Lloyd‘ lejen për një ndalim të jashtëzakonshëm.
Po shkoj në Durrës".
Pyetjes se ky port tashmë qe rrethuar
nga serbët, Ismail Qemali i dha përgjigjen
e vendosur: "Nuk besoj se serbët do të
mbërrijnë para meje". Pastaj menjëherë:
"Në Durrës po më presin me ankth".
Ndërsa gazetari triestin ngulmon të
dijë se pas mbërritjes së tij çfarë do të
ndodhte në Shqipëri, ky i tha vullnetfortë:
"Një gjë e thjeshtë, por prej nesh me
shumë zjarr e pritur si ‘Shpallja e pavarësisë‘
së atdheut tonë". Rrufeshëm më pas:
"Ne duhet t‘i përgatisim Evropës faktin e
kryer. Do të ngrihet një qeveri e përkohshme
dhe mbase atë do ta drejtoj unë".
Pyetjes së gazetarit të "Il Piccolo": "Janë
dakord edhe të tjerët, malësorët, mirditorët?",
Ismail Qemali i vuri përballë
përgjigjen: "Ju siguroj se të gjithë për idenë
e pavarësisë jemi të një mendjeje".
Intervista mbyllej me opinionin e gazetarit
triestin se "kishte folur me një njeri
me mendje të kthjellët, energjik dhe apostull
i zjarrtë i kauzës së tij".
Pasi kishte përfunduar takimet në
Budapest dhe në Vjenë e pati siguruar
përveç Italisë edhe mbështetjen e akoma
fuqisë së madhe të kohës, Perandorisë
Austro-Hungareze, Ismail Qemali deklaratën
e parë për fillimin e aktit madhor
të shqiptarëve të shpalljes së pavarësisë
së tyre e bëri në Trieste. Ja përse ky qytet
nuk mund të jetë në hartën e Evropës një
si gjithë të tjerët. Ajo është Vlora jonë e
parë.
Dhe nuk do të qe vetëm kaq. Në një
deri katër mars 1913, në këtë qytet u mbajt
edhe Kongresi i Triestes. Ishte një tubim i
madh shqiptarësh të ardhur nga të gjitha
anët e vendit. Mes gjithë qyteteve të huaja
nga bashkëkombësit tanë të kohës, Triestja
u zgjodh edhe sepse ishte porti më i
rrahur nga shqiptarët, si edhe qe jashtë
ndikimeve të korrenteve politike. Ishte i
pari manifestim i madh ndërkombëtar i
mbajtur pas 28 Nëntorit 1912. Qenë momente
shumë të vështira, jetike për fatin
e shtetit tonë të porsalindur. Atij po i
ngushtohej territori gjer në një të pestën
e asaj hapësire që ka sot Shqipëria. Qeveria
e Përkohshme po mbytej. Të 130 delegatët
që u mblodhën në orën 10:30 në
sallën me flamuj shqiptarë, austriakë
dhe italianë të sallonit "Tina di Lorenzo"
në pallatin "Dreher", i kërkuan Fuqive të
Mëdha dhe opinionit ndërkombëtar t‘i
lejonin të ngrinin shtetin e tyre të pavarur
politikisht dhe ekonomikisht, duke
bashkuar të gjitha trojet e shqiptarëve.
Figura një e atij kongresi qe Faik
Konica.
Edhe kësaj radhe, "Il Piccolo" bëri sa
mundi që alarmi dhe kushtrimi për të
shpëtuar Shqipërinë të shpërndahej në
të gjithë kontinentin e të shkonte gjer në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
* * *
Mësuesja e Popullit, Eleni Stefa, e
shpallur si e tillë vetëm pas rënies së diktaturës,
jeton edhe ajo në Trieste. I ka
kapërcyer të nëntëdhjetat, e megjithatë
mbahet. Përherë ka pasur këtë pamje e
sjellje dinjitareje. Enver Hoxhën do ta
shihte në jetën e saj vetëm një herë, para
lufte, në qytetin e Barit. Nga jashtë i kishte
bërë përshtypje të mirë edukata e tij
dhe hijeshia fizike. "Takimi" i dytë me të
do të ishte krejt e kundërta. Natën e 8 shtatorit
1946, të shoqin e saj, Kostaq Stefa,
të dërguar të pushtetit komunist lokal e
morën nga shtëpia dhe nuk e sollën më.
Më 3 mars 1948, që dramatikisht ishte
edhe viti i parë i lindjes së Parashqevisë,
u pushkatua dhe u varros në një vend që
nuk u bë i ditur kurrë. Ai u zbulua vetëm
në janar 1993. Ishte në periferinë lindore
të Beratit, vetë i katërt. Qenë eshtrat e një
baba Teqeje, të një avokati ish-deputet,
të një nëpunësi bashkie dhe ai, Kostaqi,
siç atë kohë e thërritnin "profesori". Kockat
e gjetura tregonin se para se ta vrisnin
e kishte pasur krahun të thyer. Dëshmitari
i vetëm i atyre çasteve, i cili më në
fund pas rënies së diktaturës foli, pohoi:
"Ndërsa të katër trupat kishin rënë përtokë
të pajetë, policët që shtinë mbi ta
nisën të luanin me çallmën e babait të
Teqesë si të qe top futbolli".
Të gjithë Stefat janë në Trieste, përveç
Alfredit, mësuesit të mençur e aq shumë
komunikues, i cili para vitit nëntëdhjetë
përfundoi në prerës faturash të shërbimit
të atëhershëm komunal. Ndërroi jetë
nga një sëmundje e papritur pesë vite
pasi iku regjimi që e mundoi. Qe burrë i
bukur dhe shpirtbutë, i edukuar si të
kishte lindur në zemër të Evropës. Në
Trieste është edhe Vangjeli, djali tjetër,
njeri që e jetoi hallin e vet të të persekutuarit
politik i pafjalë, duke e ndrydhur
vuajtjen brenda kraharorit. Triestine
tashmë është edhe Vitorja, motra e tretë,
një grua e fortë dhe me një mall të patreguar
për Shqipërinë, kaq shumë e
lidhur me luftën që u bë për çlirimin e
Kosovës. Kështu Stefa nuk ka më në qytetin
e tyre të lindjes.
Kur rri mes tyre dhe shfleton kujtimet
apo ndonjë album familjar të kapit mendimi
se si në këtë botë ka ideologji që ta
marrin jetën në emër të Flamurit Kombëtar,
kur ti në të vërtetë gjithë jetën ke
luftuar për të. Stefat kanë qenë e janë flamurmbajtës
të Shqipërisë e megjithatë
Kostaqin e vranë se na paskej tradhtuar
atdheun?! Kishte mbaruar studimet në
Shkollën Teknike Amerikane të Fullcit
dhe doemos i donte Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. Aty u bë mësues, dhe
nxënës të tij qenë edhe piktori i mirënjohur
Ibrahim Kodra, edhe Kryeministri
komunist Mehmet Shehu. Në vitin 1927
u zgjodh kryetar i organizatës së parë të
"boy scouts" në Shqipëri. I kthyer në
vendlindje, mësues në Berat dhe anëtar
i këshillit nacional-çlirimtar të lagjes (më
pas do të bëhej kryetar i saj), në mes të
vitit 1942 në shtëpinë e Stefajve erdhi ilegalisht
Mehmet Shehu. Qëndroi dy ditë
e dy net. Kur u ndanë, komunisti i njohur
anglofon i tha Kostaqit: "Mos harro, se ne
jemi në anën e aleatëve!"
Në librin "Ikja nga Shqipëria" të Agnes
J. Mangerich-ut tregohet se si më 8 nëntor
të vitit 1943, aeroplani i transportit C-
53, me në bord tridhjetë amerikanë, prej
tyre trembëdhjetë infermiere lufte, nuk
mundi dot të arrinte në Bari, por u ul në
periferi të qytetit të Beratit. E kishte
detyruar një stuhi e fuqishme dhe ndjekja
nga avionët gjuajtës gjermanë Messerschmitt.
Partizanët shqiptarë i ndihmuan
amerikanët e humbur, por për këtë u
desh një udhëtim i gjatë dhe i rrezikshëm
drejt bregdetit. Në male shpërthenin stuhi
të forta bore, mitralonin aeroplanë
gjermanë dhe bënin prita kolaboracionistët.
Gjer sa dolën në bregdet dhe më në
fund gjetën një Mision të Inteligjencës
Angleze ata i priu Kostaq Stefa. U rikthye
në shtëpi vetëm në pasditen e 30 janarit
1944, ndaj të ngrysur. I shtrënguar nga
krahët e përmallur të Elenit dhe të fëmijëve
tha se qe i lumtur që i kishte shpëtuar
amerikanët dhe se për këtë gjë pati
marrë falënderime jo vetëm nga ata, por
edhe prej Mehmet Shehut. Këtij i kishte
falur një palë dylbi.
Gjer në orën kur e morën dhe nuk e
kthyen në shtëpi, Kostaq Stefa nuk kishte
kryer asgjë që mund të meritonte qoftë
edhe një qortim. I zhgënjyer nga paslufta
për çlirim, thjesht rikujtoi ëndrrën se
patën sakrifikuar për një Shqipëri me të
vërtetë të lirë. Simpatia e palëkundur për
amerikanët atij i kishte lindur dhe i jetonte
për hir të atdheut dhe flamurit të tij
kuqezi. Mirëpo edhe mëmëdheun, tokën
e të gjithëve, ka individë dhe ideologji që
e pronësojnë sikur është vetëm i tyre. Zhgënjim
të madh më parë kishte pësuar
edhe i vëllai i tij, Telemak Stefa. Qenë vitet
njëzetë të shekullit të shkuar kur ai bashkë
me të vëllanë tjetër, Gjergjin, ikën për
në Amerikë. Vite të vështira mërgimi: bojaxhi,
kamerier. Në kohën e lirë, Telemaku
ushtroi pasionin e tij të gazetarit. Referoi
në Kishën e Shën Pjetrit dhe të Shën Pavlit,
qendra patriotike të shqiptarëve të
Amerikës në Boston. Të dy vëllezërit u
bënë anëtarë të përhershëm të
kolegjiumit të gazetës "Liria", si edhe
anëtarë të shoqatës "Vatra". Telemak Stefa
qe edhe sekretar pranë Fan Nolit. Nga
malli i madh për të afërmit dhe atdheun
e tij në vitin 1936 u kthye për të qëndruar
në Shqipëri. Sepse ishte fanolist u arrestua
nga Ahmet Zogu dhe u internua në
Gramsh të Elbasanit. Pas internimit, u
detyrua të marrë përsëri rrugën e
mërgimit për të mos u kthyer më kurrë.
Në artikullin e tij "Flamuri" kishte shkruar
"Shenja e lirisë, Shenjë që na bashkon
kur Atdheu është në rrezik, Shenjë që na
dallon në botë si Komb....Të qofsha falë,
o Flamur!"
Triestja dikur port i madh i Perandorisë
Austro-Hungareze, tani është
qytet italian. E megjithatë tek sheh
Parashqevinë që në çastin e përcjelljes
të përqafon dhe ndërsa makina të largon,
në qelqin e xhamave të saj dallon lotët e
nxehtë të mallit për Shqipërinë të Vitores
Stefës, të bëhet se ndërsa kthehesh në
Tiranë ke për detyrë t‘ua shpërndash
bashkëkombësve këtë mesazh: Mos e
harroni kurrë që Triestja është qytet i flamurit
shqiptar!