Mumbai, qyteti vendoset nën rrethim
Komandot indiane, ose
trupat elitë, kanë zhvillu
ar një betejë trup më trup
e dhëmb për dhëmbë me militantët
islamikë në brendësi të dy
hoteleve luksozë në Mumbai,
për të shpëtuar sa më shumë jetë
njerëzish të mbetur peng apo të
bllokuar në njërën prej historive
më të dhimbshme e me më
shumë pasoja të kohëve të fundit
në Indi. Ndërkohë, Kryeministri
i vendit, Manmohan
Singh, ka fajësuar menjëherë për
tragjedinë grupet militante të
vendeve fqinje që ndodhen në
Indi, duke nënkuptuar Pakistanin,
për sulmet që morën jetën
e 109 personave dhe plagosën
313 të tjerë, duke ringjallur
frikën e rifillimit të një periudhe
të turbullt dhe të përgjakshme
në një qytet që nuk ka qenë kurrë
i qetë e në paqe për një kohë
të gjatë. Helikopterët kanë transportuar
komandot në çatitë e
hoteleve dhe si pasojë e operacioneve
të shpëtimit u shpëtuan
nga duart e militantëve 20
deri në 30 pengje, ndërkohë që
të tjerët ndodheshin të bllokuar
në dhomat e tyre. Flakë të
mëdha janë shquar nga katet e
poshtme. Këto flakë ishin pasojë
e disa shpërthimeve mëngjesore
në hotelin "Taj". Sipas burimeve
të policisë, komandot kanë nën
kontroll situatën. Ndër personat
e vrarë, të paktën 4 janë të
huaj.Ata që kanë arritur t‘i mbijetojnë
katastrofës, kanë rrëfyer
histori më të vërtetë të
tmerrshme. Sipas tyre, gjithçka
kishte ndodhur krejt papritur,
me njerëz që qëllonin nëpër korridore
dhe që hynin me forcë në
dhomat e hotelit. Ndërkohë që
disa dilnin të tmerruar, shihnin
njerëz të vdekur ose të plagosur
nëpër korridore apo ashensorë.
Për shumë kohë situata ka qenë
shumë kaotike dhe askush nuk
e ka pasur të qartë se çfarë po
ndodhte në të vërtetë në hotel.
Pjesa më e madhe e militantëve
kanë qenë të rinj në moshë, nën
20 vjeç, të armatosur deri në
dhëmbë dhe me maska. Ata nuk
janë shfaqur vetëm në hotel, por
edhe në qendrën financiare të
qytetit, duke trembur kalimtarët
e duke shkaktuar shumë panik.
Më pas janë shpërndarë edhe në
zona të tjera si spitale, stacione
treni dhe kafene, pra vende të
populluara, duke qëlluar në ajër.
Pas kësaj ndodhie, që në radhë
të parë ka tronditur e lënduar
shumë qytetarët, Kryeministri
deklaroi se qeveria e tij do të reagonte
menjëherë në mënyrë
shumë të prerë dhe të ashpër
ndaj atyre që orkestruan këtë
masakër dhe tmerr në qendrën
e një prej qyteteve më të rëndësishme
të vendit. "Plani i mirëplanifikuar
dhe i kryer, që sigurisht
ka lidhje me shumë vende
fqinje, kishte për qëllim të krijonte
një situatë frike dhe terrori,
mbi të gjitha duke zgjedhur
vende në qytet që popullohen
nga njerëz dhe që të paktën deri
tani janë konsideruar të qeta e
të sigurta", ka bërë të ditur
Kryeministri Singh.
Kush fshihet pas sulmeve?
Militantët e armatosur rëndë, që kanë zaptuar
hotelet luksoze, spitalet dhe një kafe të famshme
turistësh në qendrën tregtare të Indisë, kanë lënë 100
veta të vrarë. Shpesh qeveria indiane fajëson Pakistanin
për të gjitha sulmet që ndodhin në vend, ndonjëherë
edhe Bangladeshin. Ajo që është e sigurt, është
se Kryeministri deklaroi që masat e tij do të jenë
shumë të ashpra. Sipas dëshmitarëve në vendin e
ngjarjeve, ka mundësi që sulmuesit të jenë aziatikojugorë,
sepse flisnin hindi ose urdu, çka do të thotë se
ata mund të jenë anëtarë të një grupi militant vendas.
Fillimisht sulmet u morën përsipër nga një grup i quajtur
"Decan Mujahideenm", por kjo nuk është e sigurt.
trupat elitë, kanë zhvillu
ar një betejë trup më trup
e dhëmb për dhëmbë me militantët
islamikë në brendësi të dy
hoteleve luksozë në Mumbai,
për të shpëtuar sa më shumë jetë
njerëzish të mbetur peng apo të
bllokuar në njërën prej historive
më të dhimbshme e me më
shumë pasoja të kohëve të fundit
në Indi. Ndërkohë, Kryeministri
i vendit, Manmohan
Singh, ka fajësuar menjëherë për
tragjedinë grupet militante të
vendeve fqinje që ndodhen në
Indi, duke nënkuptuar Pakistanin,
për sulmet që morën jetën
e 109 personave dhe plagosën
313 të tjerë, duke ringjallur
frikën e rifillimit të një periudhe
të turbullt dhe të përgjakshme
në një qytet që nuk ka qenë kurrë
i qetë e në paqe për një kohë
të gjatë. Helikopterët kanë transportuar
komandot në çatitë e
hoteleve dhe si pasojë e operacioneve
të shpëtimit u shpëtuan
nga duart e militantëve 20
deri në 30 pengje, ndërkohë që
të tjerët ndodheshin të bllokuar
në dhomat e tyre. Flakë të
mëdha janë shquar nga katet e
poshtme. Këto flakë ishin pasojë
e disa shpërthimeve mëngjesore
në hotelin "Taj". Sipas burimeve
të policisë, komandot kanë nën
kontroll situatën. Ndër personat
e vrarë, të paktën 4 janë të
huaj.Ata që kanë arritur t‘i mbijetojnë
katastrofës, kanë rrëfyer
histori më të vërtetë të
tmerrshme. Sipas tyre, gjithçka
kishte ndodhur krejt papritur,
me njerëz që qëllonin nëpër korridore
dhe që hynin me forcë në
dhomat e hotelit. Ndërkohë që
disa dilnin të tmerruar, shihnin
njerëz të vdekur ose të plagosur
nëpër korridore apo ashensorë.
Për shumë kohë situata ka qenë
shumë kaotike dhe askush nuk
e ka pasur të qartë se çfarë po
ndodhte në të vërtetë në hotel.
Pjesa më e madhe e militantëve
kanë qenë të rinj në moshë, nën
20 vjeç, të armatosur deri në
dhëmbë dhe me maska. Ata nuk
janë shfaqur vetëm në hotel, por
edhe në qendrën financiare të
qytetit, duke trembur kalimtarët
e duke shkaktuar shumë panik.
Më pas janë shpërndarë edhe në
zona të tjera si spitale, stacione
treni dhe kafene, pra vende të
populluara, duke qëlluar në ajër.
Pas kësaj ndodhie, që në radhë
të parë ka tronditur e lënduar
shumë qytetarët, Kryeministri
deklaroi se qeveria e tij do të reagonte
menjëherë në mënyrë
shumë të prerë dhe të ashpër
ndaj atyre që orkestruan këtë
masakër dhe tmerr në qendrën
e një prej qyteteve më të rëndësishme
të vendit. "Plani i mirëplanifikuar
dhe i kryer, që sigurisht
ka lidhje me shumë vende
fqinje, kishte për qëllim të krijonte
një situatë frike dhe terrori,
mbi të gjitha duke zgjedhur
vende në qytet që popullohen
nga njerëz dhe që të paktën deri
tani janë konsideruar të qeta e
të sigurta", ka bërë të ditur
Kryeministri Singh.
Kush fshihet pas sulmeve?
Militantët e armatosur rëndë, që kanë zaptuar
hotelet luksoze, spitalet dhe një kafe të famshme
turistësh në qendrën tregtare të Indisë, kanë lënë 100
veta të vrarë. Shpesh qeveria indiane fajëson Pakistanin
për të gjitha sulmet që ndodhin në vend, ndonjëherë
edhe Bangladeshin. Ajo që është e sigurt, është
se Kryeministri deklaroi që masat e tij do të jenë
shumë të ashpra. Sipas dëshmitarëve në vendin e
ngjarjeve, ka mundësi që sulmuesit të jenë aziatikojugorë,
sepse flisnin hindi ose urdu, çka do të thotë se
ata mund të jenë anëtarë të një grupi militant vendas.
Fillimisht sulmet u morën përsipër nga një grup i quajtur
"Decan Mujahideenm", por kjo nuk është e sigurt.