Kapet tregtari me 305 gramë flori
Dërgohet për ndjekje penale pronari i një argjendarie, i cili
është kapur me 300 gramë flori, duke tentuar t‘i kalojë
kontrabandë për në Turqi. Bashkim Hasanaj është kapur në
Rinas, teksa po tentonte të udhëtonte drejt Turqisë. Burimet
policore shpjeguan se 49-vjeçari është kapur rreth orës 10:30
të paradites së djeshme nga seksioni i hetimit të krimeve në
Komisariatin e Policisë së Rinasit, teksa po kontrollohej nga
autoritetet e aeroportit. Në një çantë, ai kishte fshehur 305
gramë flori, të cilat do i kalonte kontrabandë për në Turqi.
Pas shoqërimit të tij, policia ka ushtruar kontroll edhe në
banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën "Muhamet Gjollesha".
Sipas policisë, gjatë kontrollit nuk iu gjetën prova të tjera
implikuese, kështu që me miratimin e prokurorit, u vendos
që ai të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale
"Kontrabandë me mallra të tjera".