Çipa: Policia të ndalë dhunën në dhomat e paraburgimit
Deputeti i PS-së, Stefan
Çipa, ka reaguar dje në
sallën e Kuvendit për përplasjen
institucionale mes Avokatit
të Popullit dhe Ministrisë
së Brendshme. Shkak për këtë
deklaratë të deputetit Çipa janë
bërë rastet e shpeshta të dhunës
së ushtruar ndaj të ndaluarve
nga policia në dhomat e paraburgimit,
por edhe te të dënuarit.
Këto shkelje të të drejtave të njeriut
janë bërë
publike pak
ditë më parë
nga Avokati i
Popullit, i cili
i ka kërkuar
Ministrisë së
Rendit që të
ndalë dhunën
në ambientet e
paraburgimit.
Por në vend të
një përgjigjeje
zyrtare, institucioni
i Avokatit të Popullit ka
marrë një akt padi nga Ministria
e Brendshme, e cila e quan si
shpifje pretendimin e ngritur
nga Dobjani. Kjo padi, sipas
deputeti Çipa, është një dhunë
ndaj Avokatit të Popullit, e cila
shprehet nëpërmjet segmenteve
të rëndësishme të shtetit. Kjo, tha
Çipa, është në vazhdën e dhunës
shtetërore, e shfaqur në mënyrë
të hapur dhe të qartë ndaj institucioneve
kushtetuese të pavarura,
si ndaj Prokurorisë Përgjithshme,
organeve të tjera të drejtësisë,
Shërbimit Informativ Kombëtar,
me të vetmin qëllim për t‘i nënshtruar ato, për t‘i penguar në realizimin
e misionit kushtetues të
luftës ligjore. S‘janë të pakta, tha
deputeti socialist, përplasjet institucionale
të Policisë së shtetit
me Prokurorinë e Përgjithshme,
apo akuzat mediatike, ku më
tipike ishte ajo e rastit Fazliç, të
cilin realisht policia duhet ta ketë
subjekt pune për veprën penale të
pastrimit të parave apo invazion
fiskal dhe jo objekt të marrë në
ruajtje, për t‘i
siguruar daljen
nga Shqipëria,
duke shmangur
thirrjen në
prokurori. Pas
kësaj, tha Çipa,
policisë nuk i
dridhet qerpiku
të akuzojë prokurorinë
dhe ta
kërcënojë atë
me padi penale.
Sipas tij,
"abuzimi me detyrën nga ana e
segmenteve të veçanta dhe të
rëndësishme të Policisë së Shtetit
dhe arroganca e pafshehur e saj,
si dhe inkurajimi që i bën qeveria
në këtë drejtim, janë një ogur i keq
në këtë sezon prag zgjedhjesh".
Deputeti socialist i ka bërë thirrje
qeverisë, Ministrisë së Brendshme
dhe Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit të lënë mënjanë
indiferentizmin ndaj rasteve të
dhunës policore, të analizojnë
ngjarjet dhe të mbajnë përgjegjësi,
të ndalin revanshin e dhunës ndaj
qytetarëve dhe të kthejnë autoritetin
e ligjit.
Çipa, ka reaguar dje në
sallën e Kuvendit për përplasjen
institucionale mes Avokatit
të Popullit dhe Ministrisë
së Brendshme. Shkak për këtë
deklaratë të deputetit Çipa janë
bërë rastet e shpeshta të dhunës
së ushtruar ndaj të ndaluarve
nga policia në dhomat e paraburgimit,
por edhe te të dënuarit.
Këto shkelje të të drejtave të njeriut
janë bërë
publike pak
ditë më parë
nga Avokati i
Popullit, i cili
i ka kërkuar
Ministrisë së
Rendit që të
ndalë dhunën
në ambientet e
paraburgimit.
Por në vend të
një përgjigjeje
zyrtare, institucioni
i Avokatit të Popullit ka
marrë një akt padi nga Ministria
e Brendshme, e cila e quan si
shpifje pretendimin e ngritur
nga Dobjani. Kjo padi, sipas
deputeti Çipa, është një dhunë
ndaj Avokatit të Popullit, e cila
shprehet nëpërmjet segmenteve
të rëndësishme të shtetit. Kjo, tha
Çipa, është në vazhdën e dhunës
shtetërore, e shfaqur në mënyrë
të hapur dhe të qartë ndaj institucioneve
kushtetuese të pavarura,
si ndaj Prokurorisë Përgjithshme,
organeve të tjera të drejtësisë,
Shërbimit Informativ Kombëtar,
me të vetmin qëllim për t‘i nënshtruar ato, për t‘i penguar në realizimin
e misionit kushtetues të
luftës ligjore. S‘janë të pakta, tha
deputeti socialist, përplasjet institucionale
të Policisë së shtetit
me Prokurorinë e Përgjithshme,
apo akuzat mediatike, ku më
tipike ishte ajo e rastit Fazliç, të
cilin realisht policia duhet ta ketë
subjekt pune për veprën penale të
pastrimit të parave apo invazion
fiskal dhe jo objekt të marrë në
ruajtje, për t‘i
siguruar daljen
nga Shqipëria,
duke shmangur
thirrjen në
prokurori. Pas
kësaj, tha Çipa,
policisë nuk i
dridhet qerpiku
të akuzojë prokurorinë
dhe ta
kërcënojë atë
me padi penale.
Sipas tij,
"abuzimi me detyrën nga ana e
segmenteve të veçanta dhe të
rëndësishme të Policisë së Shtetit
dhe arroganca e pafshehur e saj,
si dhe inkurajimi që i bën qeveria
në këtë drejtim, janë një ogur i keq
në këtë sezon prag zgjedhjesh".
Deputeti socialist i ka bërë thirrje
qeverisë, Ministrisë së Brendshme
dhe Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit të lënë mënjanë
indiferentizmin ndaj rasteve të
dhunës policore, të analizojnë
ngjarjet dhe të mbajnë përgjegjësi,
të ndalin revanshin e dhunës ndaj
qytetarëve dhe të kthejnë autoritetin
e ligjit.