FMN: “Ekonomia shqiptare do të ulë zhvillimin deri në 1 për qind në 2009-n”
Sipas Westin, kriza dhe varfëria po ndihet te qytetarët . Fondi i tërheq vëmendje qeverisë për politikat buxhetore
Ervin KOÇI
Edhe një herë Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë apel dje qeverisë shqiptare që të marrë masa për të përballuar rënien ekonomike që do të kap vendin këtë vit. Fondi nuk ka nguruar që të japë alarmin se efektet e krizës globale po prekin ekonominë reale të Shqipërisë, çka përkthehet më shkoqur “xhepat e qytetarëve”. Përfaqësuesja e FMN-së në vendin tonë, Ann Margart Westin, i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë kujdes me politikat buxhetore, pasi nuk ka më hapësira për shpenzime të tepërta apo për stimuj fiskal. Në këtë mënyrë Fondi ka goditur hapur të gjitha reformat më të fundit fiskale të bëra nga qeveria “Berisha” dhe të trumbetuara si suksese që kishin si themel një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Në lidhje me këto reforma mendimi i Fondit ka qenë i qartë: “qeveria nuk i zbatoi dy rekomandimet e FMN-së për të mos rritur pagat e pensionet, dhe për të mos ulur kontributin e sigurimeve shoqërore, duke vendosur në vështirësi buxhetin”. Edhe pse deri tani rekomandimet e FMN-së nuk janë marrë parasysh nga qeveria, Fondi ka edhe një tjetër këshillë për qeverinë në këtë periudhë të krizës globale. Sipas Westin, qeveria duhet të përdorë paratë që sigurohen nga privatizimet për financimin e buxhetit dhe jo për projekte të reja.
Frenimi i ekenomisë
Rritja ekonomike në Shqipëri do të frenohet dukshëm gjatë këtij viti. FMN-ja thotë se në vitin 2009, ekonomia e vendit nuk do të njohë rritje më shumë se sa 1 për qind, krahasuar me vitin 2008. Sipas Westin, viti i shkuar shënoi një rritje vetëm 6.8 për qind. Ndërkohë, kredia 250 milionë euro, me terma tregtare, e shumë debatuar javët e fundit, do të sjellë sipas FMN-së zbutje të efekteve negative në ekonomi, si ulja e remitancave, apo zhvlerësimi i lekut. Por megjithatë efektet më të mëdha të krizës gjatë këtij viti do të mbeten. “Ndikimi më i madh që do të shikoni është rënia e eksporteve. Me pakësimin e eksporteve, do të ketë vende pune që do të humbasin e ndërmarrje që do të mbyllen. Gjithashtu do të ketë rënie të dërgesave të emigrantëve që janë shumë të rëndësishme për të përballuar konsumin, veçanërisht për familjet e varfra. Një tjetër efekt është ngadalësimi i kreditimit të ekonomisë dhe kjo do të thotë më pak investime”- sqaroi përfaqësuesja e FMN-së.
Kërkesa për rinegocim
Përfaqësuesja e FMN-së në Shqipëri, Westin, e ka lënë të hapur mundësinë për një rinegocim të Fondit me qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, për një program totalisht të ri. “Është e vërtetë që në këtë moment shumë vende po drejtohen nga ne. Shumica për të siguruar financime, por ka dhe të tjera që vijnë tek FMN-ja për të dhënë një sinjal besimi për ekonominë e tyre. Për momentin do të vazhdojmë të mbajmë një dialog të ngushtë me qeverinë për politikat ekonomike, pavarësisht se nuk ka formalisht program. Pas zgjedhjeve mbetemi të gatshëm për të lidhur një program nëse ka interes”- vazhdon më tej Ann Margart Westin.
9 Maj 2009