E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, vëllezërit Delvina qëllojnë mbi Zirët



Tiranë - Katër persona janë përfshirë në një konflikt pronësie. Ngjarja ka përfunduar me plagosjen e të paktën dy prej tyre. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se në orët e vona të mbrëmjes përplasja mes katër personave në Fushë-Krujë për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi. Të njëjtat burime saktësuan se në sherrin për pronën janë përfshirë Blerim e Ajet Delvina, përkatësisht 26 dhe 30 vjeç, si dhe Bedri Murat Ziri dhe Petrit Brahim Ziri, përkatësisht 47 dhe 57 vjeç. Madje, sipas të dhënave policore, pas akuzave të ndërsjella, personat nuk kanë ngurruar të nxjerrin edhe armët e, për pasojë, një prej tyre ka mbetur i plagosur.
Uniformat blu, të njoftuara për sa ka ndodhur nga dëshmitarë okularë në vendngjarje, kanë shkuar menjëherë atje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt. Uniformat blu sqaruan se kanë vënë në pranga vëllezërit Delvina pasi dyshohet se ata kanë plagosur me armë zjarri një praj kundërshtarëve të tyre në konfliktin për pronën. Po burime policore thanë se ndalimi i tyre është bërë me akuzën e dëmtimit të pronës dhe të armëmbajtjes pa leje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme rreth ngjarjes, e cila mund të kishte shkaktuar tragjedinë e radhës dhe që për motive si dhe herë të tjera, kishte atë të pronësisë.

p

9 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›