E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Kërcënimi nuk janë ushqimet po energjia

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se çmimi i karburanteve dhe energjisë në tërësi po shndërrohet në kërcënimin kryesor të ekonomisë botërore. Zëvendësdrejtori i FMN-së, Xhon Lipsi, kërkoi dje nga qeveritë e vendeve të fuqishme që të bashkërendojnë politikat për t‘i bërë ballë kësaj situate. "Edhe rritja e fortë e çmimeve nuk po arrin të ulë kërkesën për naftë. Përkundrazi, ekonomitë në zhvillim, si Kina dhe India po vazhdojnë të kenë një rritje të fortë ekonomike dhe të kenë një kërkesë edhe më të lartë për naftë. Ndaj kërkesa pritet të mbetet e lartë", tha Lipski. Fondi Monetar ka sugjeruar qeveritë në të gjithë botën që të inkurajojnë investimet në energjetikë. Çmimi i lartë i naftës është shndërruar tashmë në nxitësin kryesor të inflacionit. Kjo u provua këtë muaj edhe në vendin tonë, ku ndonëse pati një ulje mjaft të ndjeshme të produkteve ushqimore, inflacioni mbeti në nivele të larta, pikërisht për shkak të rritjes së çmimit të naftës me 6 për qind.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›