E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat e gjyqtarëve, fatura 70 milionë lekë

• Rritja e pagave për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe gjyqtarët e Apelit, sipas ligjit që do të miratohet në kuvend, do të ketë një faturë financiare rreth 70 milionë lekë të reja.Adi ShkëmbiKëtë e bëri të ditur dje kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, teksa njoftoi se ky komision ka miratuar edhe me konsensusin e opozitës ligjin e ri "Për organizimin e pushtetit gjyqësor". "Fatura financiare, e cila do të shkojë në buxhet të shtetit, shkon në rreth 70 milionë lekë të reja", u shpreh dje Beja. Në sistemin e gjyqësorit janë rreth 260 gjyqtarë, 34% e tyre janë nga Shkolla e Magjistraturës, ndërsa të tjerët janë gjyqtarë me përvojë në profesion. Pagat e gjyqtarëveNë nenet 27 dhe 28 bëhen edhe përcaktimet ligjore dhe lidhur me gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit. "Paga bazë e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet", thuhet në pikën 1 të nenit 27. Ndërkohë, për sa i përket pagës së gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit thuhet se "Paga bazë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet". Lidhur me pagat e gjyqtarëve Beja theksoi se "pagat e gjyqtarëve kanë qenë deri më sot në grup në bllok, një gjyqtar që futej në Shkallën e Parë merrte pagën e Shkallës së Parë si ai që kishte dy vjet dhe ai që kishte 20 vjet punë. Po kështu në Apel, etj".Statusi i gjyqtaritDuke folur për statusin e gjyqtarit, kryetari i Komisionit të Ligjeve, u shpreh se në ligjin e mëparshëm një kandidat për gjyqtar duhet të priste dekretin e presidentit, i cili nuk kishte limite kohore për ta bërë një gjë të tillë, ndërsa tani me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kreut të shtetit i vihet një afat kohor prej 30 ditësh, ku presidenti duhet të shprehet nëse është apo jo dakord për emërimin e gjyqtarit. Duke u ndalur tek inspektimet disiplinore, Beja theksoi se "Eshtë shumë e rëndësishme për sistemin dhe individin brenda sistemit. Ligji aktual ishte i përgjithshëm, kurse në projektligjin aktual vendosim masa konkrete. Ndahet në tre klasifikimi i tyre, kategori e shkeljeve shumë të rënda, të rënda dhe shkeljeve të lehta. Eshtë marrë në konsideratë vendimi i Gjykatës Kushtetuese".Nenet kryesoreNeni 9Kushtet për t'u emëruar gjyqtar1. Gjyqtar mund të emërohet shtetasi shqiptar, që përmbush kriteret e mëposhtme: a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruarb) Të jetë me arsim të lartë juridikc) Të ketë përfunduar Shkollën e Magjistraturësç) Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penaled) Të ketë cilësi të larta morale dhe aftësi profesionale2. KLD mund të emërojë deri në 10% të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve persona, të cilët kanë punuar më parë gjyqtarë dhe përmbushin kriteret e shkronjave "a", "b", "ç" dhe "d", të pikës 1 të këtij neni. Neni 14Kushtet dhe emërimi i kryetarëve të gjykatave1. Kryetarët e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të gjykatave të Apelit, emërohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në bazë të konkurrimit. 2. Kandidatët për kryetar të gjykatave të Shkallës së Parë dhe gjykatave të Apelit duhet të plotësojnë këto kritere: a) Të kenë punuar jo më pak se katër vjet si gjyqtarë në gjykatat e të njëjtit nivel ose të niveleve më të lartab) Të jenë vlerësuar "shumë mirë" nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dy herët e funditc) Të mos kenë masa disiplinore në fuqiç) Të kenë aftësi organizuese dhe menaxhuesed) Të mos jenë anëtarë të KLD-sëNeni 27Paga e gjyqtarit dhe kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë1. Paga bazë e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. 2. Paga bazë e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë, për kushte të veçanta pune, shtohen 10%. 3. Paga bazë e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë jepet një shtesë për drejtim në masën 10%. 4. Paga bazë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, është e barabartë me 50% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë për kushte të veçanta pune shtohet 10% dhe për drejtimin e gjykatës shtohet 10%. Neni 28Paga e gjyqtarit dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit1. Paga bazë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. 2. Paga bazë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë, për kushte të veçanta pune, shtohet 10%. 3. Paga bazë e kryetarit të Gjykatës së Apelit është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë jepet një shtesë për drejtim në masën 10%. 4. Paga bazë e kryetarit të gjykatës së Apelit Tiranë dhe e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda është e barabartë me 70% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 15 vjet vjetërsie në shërbim, siç parashikohet në nenin 29 të këtij ligji, për çdo vit vjetërsie, kjo pagë shtohet me 2% në vit, por jo më shumë se 25 vjet. Mbi këtë pagë për kushte të veçanta pune shtohen 10% dhe për drejtimin e gjykatës shtohen 10%. Neni 33Masat disiplinore1. Masat disiplinore jepen në raport të drejtë me shkeljen e kryer. 2. Masat disiplinore janë: a) Vërejtjeb) Vërejtje me paralajmërimc) Ulje e përkohshme për 1 deri në 2 vjet në detyrë në një gjykatë të një niveli më të ulëtd) Dërgimi për 1 deri në 2 vjet në një gjykatë të së njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku është emëruarf) Shkarkim nga detyra3. Për shkeljet shumë të rënda të parashikuara në nenin 32, pika 2 të këtij ligji, jepet masa disiplinore e parashikuar në shkronjën "f" të pikës 2 të këtij neni. 4. Për shkelje të rënda të parashikuara në nenin 32, pika 3 e këtij ligji, jepet masa disiplinore e parashikuar në shkronjat "c" dhe "d" të pikës 2 të këtij neni. 5. Për shkeljet e lehta të parashikuara në nenin 32, pika 4 e këtij ligji jepet masa disiplinore e parashikuar në shkronjat "a" dhe "b" të pikës 2 të këtij neni. 6. Për efekt të procedimit disiplinor, masat disiplinore të rënda, shlyhen brenda 3 vitesh nga data e dhënies së tyre në qoftë se nuk është marrë ndonjë masë tjetër disiplinore, ndërsa masat disiplinore të lehta, shlyhen brenda 2 vitesh nga data e dhënies së tyre në qoftë se nuk është marrë ndonjë masë tjetër disiplinore.Reforma,pas gjyqësorit ProkuroriaKryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, tha dje se miratimi i ligjit për sistemin gjyqësor nuk është fundi për reformën në drejtësi. Sipas tij, pas miratimit të këtij ligji, radhën e ka Prokuroria dhe ligji "Për Magjistraturën". "Ky është hapi i parë në reformën në sistemin e drejtësisë, duhet vënë dora te ligji "Për Ministrinë e Drejtësinë dhe për KLD-në". Vërejtjet e progres raportit është te "Policia Gjyqësore" dhe ne vetë e dimë se duhet të ndërhyjmë në këtë çështje, që do të thotë duhet të merremi me ligjin "Për prokurorinë", por ka nevojë dhe për ligjin e magjistraturës. Eshtë një punë në vijimësi nuk është vetëm çështje e një partie politike", u shpreh Beja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›