E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Kriza mbaroi, tani ka nisur rimëkëmbja botërore

 

“Rimëkëmbja e botës nga goditja që i dha recesioni ka nisur, por duhet një rebalancim delikat i ekonomive për të siguruar qëndrueshmërinë e tij”, ishte deklarata e drejtorit ekonomik të FMN-së, Oliver Blanchard. Ai kujtoi të bëhej kujdes, pasi modelet e parashikuara të bazuara në rimëkëmbjet e së shkuarës nga recesioni nuk do të aplikoheshin për rënien më të fortë ekonomike të shtatë dekadave të fundit. “Bota nuk është se shpëtoi nga recesioni. Kriza ka lënë shenja të thella, që do të ndikojnë në furnizimin dhe kërkesat edhe për shumë vite në të ardhmen”, tha ai. Ekonomisti më i lartë i institucionit të 186-kombeve theksoi se në një betejë tipike kundër recesionit, banka qendrore ul interesat, që rezulton me rritjen e kërkesave dhe shpesh ulja e vlerës së monedhës rrit eksportet duke i bërë ato më të lira. “Recesioni aktual global është larg normales”, tha Blanchard duke cituar dëmtime në pjesë të sistemit ekonomik. “Në vendet e avancuara sistemet financiare nga pjesërisht jofunksionale dhe do të duhet kohë për t’iu gjetur atyre një formë të re”, tha ai. Por kreu i FMN-së paralajmëroi rritjen e taksave. “Pothuajse në të gjitha vendet, kosto e krizës ka shtuar problemin fiskal dhe rritja e taksave është e paevitueshme”, tha Blanchard duke e mbyllur me rezultatin e krizës globale: ka mundësi një prodhim më i ulët, afatgjatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›