FMN: Ku po gabon Berisha
Për Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk ka asnjë rëndësi nëse mandati i qëndrimit në Shqipëri do të vijojë apo jo, por më tepër thekson kujdesin që duhet të ketë qeveria në sfidat drejt globalizimit. Në periudhën e hartimit të buxhetit 2009, FMN jep disa sugjerime se si duhen trajtuar disa nga elementët financiarë, në mënyrë që të jenë sa më objektiv dhe larg qëllimit elektoral. Për këto dhe shumë çështje të tjera, gazeta "Shqip" ka marrë në intervistë shefin e Misionit të FMN-së, Gerwin Bell. Cilat janë format më të mundshme për të shmangur krizën financiare globale, avantazhet dhe dizavantazhet e nivelit të lartë të kreditimit, si duket buxheti 2009, investimet, të ardhurat, etj., janë trajtuar me kujdes nga ana e shefit të FMN-së, Bell.
Tashmë jemi në mbyllje të buxhetit për vitin 2008 dhe ndërkohë në prag të kalimit në Parlament të projektbuxhetit për vitin 2009. Sa janë garantë treguesit financiarë të këtij viti për një buxhet të suksesshëm për 2009-ën?
Deri më tani, buxheti 2008 ka pasur progres të ngjashëm me vitin e mëparshëm. Të ardhurat dhe shpenzimet korrente kanë ecur sipas planit, por ka pasur përsëri vështirësi në kryerjen e investimeve të planifikuara, përveç rrugës Rrëshen-Kalimash. Ndonëse suficiti i shfaqur në pjesën më të madhe të vitit ka ndihmuar në frenimin e inflacionit diçka më shpejt seç pritej, është gjithashtu e rëndësishme, që tashmë të shpejtohen shpenzimet për investime, duke rishpërndarë fondet nga projektet që kanë mbetur prapa tek ato ku paratë mund të përdoren.
Për 2009-ën, kjo përsëri nënvizon nevojën për të vendosur objektiva realistë buxhetorë, që marrin parasysh plotësisht kapacitetet e zbatimit të shpenzimeve kapitale. Për më tepër që duhet pasur parasysh se viti 2009 do të karakterizohet nga një mjedis më sfidues ndërkombëtar. Për këtë arsye, politikat e matura makroekonomike dhe sidomos një buxhet i përshtatshëm janë edhe më të rëndësishme.
Cilat janë pikat e dobëta dhe ato të forta të projektbuxhetit për vitin 2009? Cilat janë rreziqet, nëse ekzistojnë, për lëkundjen e treguesve makroekonomikë? Të mos harrojmë se 2009 është një vit elektoral?
Deri më tani, buxheti i 2009-ës është akoma një propozim që, sipas dijenisë sonë, nuk është përfunduar ende nga Ministria e Financave. Kështu që në vend që të komentojmë për propozime, më lejoni të theksoj disa elementë kyçë që duhet të ketë një buxhet i duhur.
Së pari, duhet të vazhdojë në rrugën e konsolidimit të borxhit që është marrë gjatë viteve të kaluara dhe që ka dhënë shumë përfitime. Do të ishte një arritje e madhe, për shembull, nëse buxheti do të ishte në gjendje ta sillte borxhin publik poshtë nivelit 50% të PBB-së.
Së dyti, do të ishte e rëndësishme për buxhetin të mbështeste reduktimin e pikave të dobëta në lidhje me mjedisin e jashtëm. Në mënyrë specifike, nevojat për investime publike kanë rezultuar në deficite të ndjeshme si të buxhetit, ashtu edhe të llogarisë korrente. Është shumë e rëndësishme që këto presione të pashmangshme të mos rëndohen më tej nga rritje të ekzagjeruara të shpenzimeve për paga për sektorin publik.
Së treti, buxheti duhet të sigurojë mjaftueshëm burime për prioritetet kryesore sociale dhe të zhvillimit. Gjithsesi, shpërndarja e fondeve është vetëm një pjesë e asaj që kërkohet, pasi akoma dhe më shumë përpjekje janë të nevojshme për zbatimin e investimeve publike të buxhetuara.
Së fundmi, buxheti nuk duhet të çojë dëm shanse. Në mënyrë të veçantë dua të theksoj këtu nevojën për të mos i paraprirë një reforme të besueshme pensionesh. Ndryshe nga ekonomitë e tjera evropiane, që i kanë konsideruar këto reforma thelbësore por tepër të vështira, demografia e favorshme e Shqipërisë e bën këtë reformë një mundësi reale. Ajo do të jepte përfitime që shkojnë nga përmirësimi i qëndrueshmërisë fiskale deri te zhvillimi i tregjeve financiarë apo reduktimi i informalitetit. Megjithatë, kjo reformë nënkupton kosto fillestare që mund të përballohen vetëm nëse autoritetet heqin dorë nga planet aktuale për uljen e kontributeve.
Në deklaratën tuaj, ju sugjeroni për qeverinë shqiptare mundësinë e një buxheti suplementar. Përse është i nevojshëm ky buxhet suplementar?
Kjo do të jetë e nevojshme, pasi në javët e ardhshme fondet buxhetore do të duhet të transferohen nga projekte që qartësisht nuk mund të zbatohen, në të tjera ku më shumë burime mund realisht të përdoreshin më me dobi.
Me gjithë sugjerimet e vazhdueshme të Misionit të FMN-së dhe përfaqësuesit të përhershëm të tij në Tiranë, por edhe të Bankës së Shqipërisë, përsëri niveli i kredive të dhëna nga sistemi bankar i nivelit të dytë është i lartë. Nga ana tjetër, rritjen e nivelit të kredisë, Kryeministri Berisha e konsideron si një arritje pozitive të zhvillimeve ekonomike në vend. Cili është komenti juaj? Cilat janë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata negative të rritjes së kredisë?
Është e qartë se kredia përbën një element thelbësor i jetës moderne ekonomike. Ajo nxit eficencën ekonomike dhe ndihmon në kanalizimin e burimeve nga kursyesit tek investitorët apo familjet. Megjithatë duhet pasur parasysh se huamarrësit duhet të jenë në gjendje t‘i paguajnë borxhet e tyre. Në këtë kontekst, eksperienca nga gjithë bota ka treguar - p.sh. tashmë në ekonomitë më të mëdha në botë apo në Azi 10 vjet më parë — se kur kredia rritet shumë shpejt, huamarrësit kanë prirje t‘i mbivlerësojnë aftësitë e tyre për të paguar kreditë, ndërsa huadhënësit mbivlerësojnë vlerën e kolateralit. Normat e larta të kredisë mund ta rëndojnë kështu ekonominë me shumë borxh, që nuk mund të paguhet dhe që mund të çojë në një krizë të rëndë ekonomike dhe financiare. Politikat duhet të sigurojnë që rritja e ekonomisë të mos rezultojë në një mbingarkesë borxhi dhe që kredia të shkojë vetëm te huamarrësit që kanë aftësi paguese. Këto politika janë makroekonomike — një buxhet i matur dhe norma interesi mjaftueshëm të larta — por edhe mikroekonomike, si p.sh., vendosja e një regjistri kredish dhe përmirësimi i aftësive të bankave për të ekzekutuar kolateralin.
Në buxhetin e vitit 2009, për rrugën Durrës-Kukës, janë programuar 30 miliardë lekë ose rreth 400 milionë dollarë. A do të ndikojë kjo vlerë në treguesit buxhetorë, në shpërndarjen e investimeve për infrastrukturën, apo në rritjen e borxhit të jashtëm?
Siç e thashë, ne nuk e kemi parë draftin final të buxhetit të 2009-ës dhe shumën përkatëse për rrugën Rrëshen-Kalimash. Siç kam theksuar edhe në të kaluarën, ne biem dakord me ekspertët e pavarur që kanë mbështetur përfitimet ekonomike të rrugës. Ajo për të cilën ne në të shkuarën pamë si nevojë për diskutime është natyra e hapur e prokurimit, e cila e lë koston finale të projektit të pacaktuar. Për të përballur rreziqet potenciale që kostot e pacaktuara mund të ushtrojnë mbi stabilitetin makroekonomik, programi ynë përmban masa të forta për të ulur rreziqet që mund t‘i vijnë buxhetit nga tejkalimi i shpenzimeve. Deri më tani kjo ka funksionuar, pasi, megjithëse ka pasur tejkalime në shpenzime këtë vit dhe vitin e shkuar, ato nuk kanë rezultuar me impakt negativ në buxhet dhe në ecurinë makroekonomike. Kjo reflekton disa faktorë: të ardhura më të larta nga taksat, kufizime të matura në shpenzimet korrente, si dhe faktin që shumë nga materialet janë të importuara, çka e limiton rrezikun e tejnxehjes së ekonomisë. 2009 është viti kur parashikohet të përfundojë projekti dhe në rast se këto parime ndiqen përsëri, projekti nuk ka pse shkakton rreziqe ekonomike të panevojshme.
Tashmë ekonomia jonë është pjesë e asaj globale. Sa e rrezikuar është ekonomia shqiptare nga kjo krizë?
Kriza aktuale po ndodh më shumë në ekonomitë e zhvilluara. Kjo pasqyron gjenezën e saj nga instrumente financiare të komplikuara dhe të paqarta, që shpesh ishin të lidhura me kreditë për shtëpi nën standarde amerikane. Me sa dimë, sektori financiar në Shqipëri nuk ka ekspozim direkt ndaj këtyre instrumenteve. Kjo gjithsesi nuk do të thotë që nuk ka rreziqe indirekte: madje rreziqet indirekte janë rritur ndjeshëm. Pa i përmendur të gjitha, ato lidhen me rrezikun e prekjes së ekonomive të tjera të Evropës Lindore, nga një ndërprerje e linjave të kredisë për bankat shqiptare, apo nga një rënie ekonomike e Evropës që mund të çojë në një rënie të dërgesave të emigrantëve. Gjithsesi, puna nuk është të hartosh një listë me të gjitha rreziqet e mundshme, por për të theksuar nevojën që ekonomia shqiptare të limitojë pikat e saj të dobëta ndaj tyre, nëpërmjet politikave të matura makroekonomike dhe financiare.
Pavarësisht qëndrimit që do të mbajë qeveria shqiptare, si ekspert, a mendoni se është e nevojshme prania e Misionit të FMN në Tiranë, për të monitoruar ekonominë dhe financat shqiptare? Apo tashmë gjërat janë të stabilizuara dhe është e panevojshme prania e FMN-së?
Në radhë të parë, ky është një vlerësim që duhet ta bëjnë autoritetet shqiptare. Më lejoni të them që ne jemi krenarë që programet tona gjatë 16 viteve të shkuara kanë ndihmuar dhe mbështetur progresin mbresëlënës ekonomik të Shqipërisë. Ky progres i detyrohet zotësisë, seriozitetit dhe vendosmërisë së politikëbërësve shqiptarë të qeverive të ndryshme dhe unë nuk kam dyshime që autoritetet shqiptare do të jenë po aq të zotët edhe pa një program me FMN-në. Gjithsesi, në rast se në të ardhmen ato mendojë se një program me FMN-në mund të ishte i dobishëm, ne do të jemi patjetër të gatshëm të mbetemi të angazhuar.
Së fundmi, për të theksuar se, pavarësisht nëse Shqipëria ka apo jo një program me FMN-në, politikat e matura makroekonomike dhe strukturore do të duhet të ruhen për të hedhur bazat e uljes së vazhdueshme të varfërisë dhe rritjes ekonomike të lartë e të qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse ne prej disa kohësh i kemi këshilluar autoritetet për t‘u angazhuar në një rregull fiskal të qartë e të besueshëm, si p.sh., një rregull për shpenzimet, apo një tavan për deficitin apo borxhin, për të ankoruar politikat. Kjo do bëhet edhe më e rëndësishme pasi Shqipëria planifikon të hyjë në tregjet globale financiare.