Pedagogët e rinj, shpallen sot fituesit për 3 fakultete në UT
Do të shpallen sot emrat e fituesve të konkursit për pedagogë të rinj në tri fakultete të Universitetit të Tiranës. Paraditen e sotme, në ambientet e rektoratit të universitetit më të madh publik në vend, do të paraqiten rreth 40 fitues nga 160 që priten të jenë në total. "Pasi kanë përfunduar etapat e konkurrimit, sot do të shpallim fituesit e fakulteteve të Mjekësisë, të Shkencave të Natyrës, si dhe të Fakultetit të Gjuhëve të huaja", deklaroi dje, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Këta janë të përzgjedhurit e parë nga ky konkurs për vendet e reja të punës si pedagogë në Universitetin e Tiranës. Përkatësisht, sipas kërkesave të bëra nga vetë fakultetet, janë përzgjedhur 20 emra për stafin akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, 14 për atë të Shkencave të Natyrës, si dhe 7 të tjerë për Fakultetin e Mjekësisë. Ndërkohë që duke cituar rektorin e UT-së, edhe pjesa tjetër e pedagogëve të rinj që janë favoritë për vendet e lira në fakultete do të shpallen përpara fillimit të vitit të ri akademik që starton më 13 tetor.
Universiteti i Tiranës hapi një konkurs për punësimin e 160 pedagogëve të rinj pranë fakulteteve të ndryshme të tij, duke përfituar kështu edhe numrin më të madh të stafit akademik që do të atashohet pranë universiteteve publike në të gjithë vendin. Këshilli i Ministrave miratoi hapjen e 400 vendeve të lira për pedagogë shtesë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend. Ky vendim erdhi si rrjedhojë e domosdoshmërisë së shtimit të stafeve akademike, pas rritjes së ndjeshme të numrit të studentëve të viteve të para dhe mungesave të theksuara në mësimdhënie, pa përmendur këtu edhe ambientet.
Fillimisht, nga Ministria e Arsimit u premtua që pas shkrirjes së instituteve, në varësi të Akademisë së Shkencave dhe krijimit të qendrave shkencore pranë universiteteve, specialistët shkencorë të shkurtuar do të atashoheshin në stafet akademike. Por kjo nuk ndodhi. Universiteti i Tiranës vendosi testimin përmes konkurrimit me dosje dhe intervistës individuale përpara një komisioni të posaçëm në vend të emërimeve aforfe. Në krye të çdo komisioni, pranë secilit fakultet qëndronte jo dekani i degës, por një tjetër, në mënyrë që të shmangeshin parregullsitë. Në këtë proces mungon animimi, gjë që do të thotë se vendimi i marrë nga çdo komision dhe i "vulosur" nga rektorati do të jetë i pandryshueshëm.