FMN: “Problemet e pazgjidhura me pronat mbajnë larg investitorët”
Kërkesa e ndërkombëtarëve, zgjidhja e pronësisë së tokës. Gjyqësori, zbatimi i kontratave dhe qeverisja, dobësitë kryesore
Ervin Koçi
Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe dje ka kritikuar qeverinë shqiptare përsa u përket problemeve të pazgjidhura me çështjen e pronave private, të cilat i kanë mbajtur deri tani larg investitorët e huaj. Duke kërkuar përmirësime në këtë drejtim për të tërhequr investitorët e huaj, përfaqësuesi i FMN-së, Gerwin Bell, tha se, “problemet mbeten te çështja e pazgjidhur e pronësisë dhe sistemit gjyqësor, kurse te prokurimet nuk është problemi te cilësia e ligjit, por te mënyra e zbatimit të tij”. Sipas tij, “përparimi ekonomik i shpejtë i vendit mund të vazhdojë në rast se disa probleme të rrënjosura thellë zgjidhen shpejt dhe me vendosmëri”. Duke e vënë theksin në çështjen e pronësisë, Bell tha se “mjedisi i biznesit, sidomos ai ndërkombëtar, kërkon përmirësime për të tërhequr investimet cilësore që nevojiten, sepse të drejtat e pronësisë, zbatimi i kontratave, qeverisja dhe sistemi gjyqësor mbeten dobësitë kryesore në vend”. Shqetësim tjetër i FMN-së mbetet edhe niveli i lartë i borxheve, ku deficiti buxhetor nga mesi i vitit 2008 do të jetë 5.2 për qind, nga 7.9 për qind që ishte parashikuar në fillim të vitit.
Rritja ekonomike
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se ekonomia shqiptare po merr tiparet e një tregu të ri dinamik dhe me rritje të lartë. Këto vlerësime u bënë dje gjatë konferencës "Shqipëria - mundësitë dhe sfidat e kalimit drejt stadit të vendit në zhvillim", që u mbajt në përfundim të konsultimeve për Nenin IV dhe Misionit të Rishikimit të Marrëveshjes PRGF-EFF në Shqipëri. Përfaqësuesi i FMN-së, Gerwin Bell, deklaroi se "Shqipëria ka bërë një përparim ekonomik mbresëlënës gjatë dekadës së fundit". Sipas Bellit, Prodhimi Kombëtar Bruto për frymë, i shprehur në dollarë, është më shumë se i dyfishuar, ndërsa inflacioni është mbajtur i ulët. “Në përfundim të programit me FMN-në, buxheti duhet të ankorohet fort dhe të ulë borxhin në raport me PBB-në, të rrisë besueshmërinë dhe transparencën”, - vijoi Bell, sipas të cilit “kjo çështje bëhet edhe më urgjente në një kohë kur Shqipëria do të fillojë të marrë hua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit". Ne, vijoi ai, i inkurajojmë autoritetet të miratojnë një rregull formal fiskal, qoftë i bazuar në shpenzimet, qoftë në deficit, duke filluar që nga buxheti i 2009-s.
Rekomandimet
Misioni i FMN-së ka tërhequr vëmendjen se presionet globale mbi inflacionin kërkojnë kujdes. “Ndërsa ndihma ndaj të varfërve për të kompensuar efektet e çmimeve të rritura të ushqimeve dhe të energjisë është e drejtë, rritjet reale të rrogave në sektorin publik duhet të kufizohen fort, për të shmangur nxitjen e një spiraleje paga-inflacion”, - theksoi Bell. Sipas tij, tregjet financiare ndërkombëtare mbeten të pastabilizuara, rritja e partnerëve tregtarë është duke u ngadalësuar dhe çmimet botërore të mallrave bazë kanë arritur nivele rekord. Në të njëjtën linjë, edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka tërhequr vëmendjen për rëndësinë e veçantë që i duhet kushtuar masave të mundshme që autoritetet mund të ndërmarrin për të zbutur efektin e rritjes së çmimeve të mallrave ushqimorë. “Banka e Shqipërisë gjykon të arsyeshme që të adoptohen masa që mundësojnë financimin e drejtpërdrejtë të njerëzve në nevojë. Kjo nënkupton skema apo programe të caktuara publike të mbështetjes së kategorive më të varfra të popullatës. Çdo masë e natyrës tjetër subvencionuese apo e rritjes së pagave duhet të jetë e studiuar mirë për të shmangur efektet anësore të natyrës së raundit të dytë dhe nxitjen e një cikli të ri inflacionist (ku çmimet rrisin pagat dhe pagat rrisin çmimet)”, - tha Fullani. Të pranishëm në konferencë ishin edhe kryeministri Sali Berisha, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, si dhe përfaqësues të biznesit dhe institucioneve financiare ndërkombëtare në vendin tonë.
15 Maj 2008