Premtimi i qeverisë për regjistrimin e biznesit brenda një dite
Qeveria ka filluar realizimin e një reforme, e cila u quajt Reforma Rregullatore, me qëllimin uljen e barrës administrative për biznesin dhe sektorin privat në përgjithësi. Ekzistonte një premtim, se me hapjen e Qendrës Kombëtare të Biznesit, një subjekt do të regjistrohej në një ditë, por një gjë e tillë deri në këto momente nuk ka funksionuar. Ndonëse Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka disa muaj që funksionon, mbajtja e premtimit ka qenë e pamundur për qeverinë me reformën e saj. Në periudhën afatgjatë synohej përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe eficencës gjatë ofrimit të këtij shërbimi si dhe reduktimi i korrupsionit gjatë regjistrimit të biznesit. Kjo do të arrihet nëpërmjet krijimit të një modeli tërësisht të ri, i cili do të realizojë regjistrimin e biznesit në një herë të vetme. Qendra Kombëtare e Biznesit do të shërbejë si one-stop-shop për regjistrimin e biznesit, por që ende nuk po jep rezultatin e duhur. Këto masa do të çojnë në reduktimin e ditëve të regjistrimit nga 47 ditë në 1 ditë, reduktimin e përqindjes së biznesit që paguan ryshfet gjatë regjistrimit dhe ofrimin e shërbimit on-line. Në përputhje me Planin e Veprimit për Reformën Rregullatore, në sistemin e licencimit puna do të kryhet në dy faza: rishikimin tërësor të sistemit të licencimit për reduktimin e pengesave administrative ekzistuese dhe rishikimin e detajuar të kuadrit ligjor për çdo sektor duke për caktuar statusin aktual në lidhje me përputhshmërinë e tij me “Acquis communautaire” si dhe përcaktimin e masave për harmonizimin e tyre.
Renditja
1-Singapori
2-Zelanda e Re
3-SHBA-të
4-Hong Kongu
5-Danimarka
6-Britania
7-Kanadaja
75-Maqedonia
81-Mali i Zi
86-Serbia
97-Kroacia
100-Greqia
105-Bosnjë-Hercegovina
130-Tanzania
131-Gambia
132-Cape Verde
133-Filipinet
134-Mozambiku
135-Irani
136-Shqipëria
137-Siria
138-Uzbekistani
139-Ukraina
140-Bolivia
141-Iraku
142-Surinami
143-Sudani
144-Gaboni
145-Kamboxhia
15 Maj 2008